E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të hapur të ndryshojmë ligjin për pasuritë

Në fund të muajit gusht, Kryeministri Sali Berisha jo vetëm që ka vlerësuar punën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, por ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve që kërkon institucioni. "Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bën një punë shumë serioze dhe është një nga inspektoratet me ligjin më të mirë, por që mund t‘ia përmirësojmë sërish për çfarë mund të ketë nevojë. Në qoftë se lexohen deklarimet e pasurive të vendeve të tjera, ligji shqiptar për deklarimin e pasurive është ndër më të mirët. Inspektoratit, në rast se ka probleme, veçanërisht për hetimet, duhet t‘ia krijojmë të gjitha mundësitë", është shprehur Kryeministri. Sipas tij, ky institucion është i një rëndësie jetike për standardet më të mira të zyrtarëve dhe qeveritarëve, duke shtuar se Agjencia e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ka gjithashtu një intensitet pune të admirueshëm. Kryeministri vuri në dukje se në vitin 2007 ka pasur gjithsej tre raste dhe, në sajë të intensifikimit të punës së saj, në 6-mujorin e parë të vitit 2009 ka 93 raste. "Pra, ka një gjallërim real të veprimtarisë së saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›