Xhaferri: Do të përmirësohet arti vizual dhe skenik
Marrëveshja
Ministria e Kulturës, marrëveshje bashkëpunimi me IMAF
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Art dhe Kulturë nënshkroi dje një memorandum mirëkuptimi, i cili ka për synim promovimin e artit dhe kulturës përmes mbështetjes së projekteve. Ministri Ferdinand Xhaferri theksoi rëndësinë e nënshkrimit të memorandumit, i cili do të përmirësojë zhvillimin e arteve vizuale dhe skenike. MTKRS ka një program të planifikuar mirë për zhvillimin e fushave të ndryshme të artit dhe kulturës, theksoi ministri dhe për zhvillimin e këtyre projekteve ministria është e hapur për bashkëpunim. IMAF ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi dhe me Kosovën dhe Maqedoninë, të cilat do të shërbejnë dhe për shtimin e projekteve rajonale në fushën e artit dhe kulturës. Profili i këtij fondacioni është aprovimi i granteve që do të mundësojnë përmirësimin dhe zhvillimin e arteve vizuale dhe skenike, si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, konservimet, restaurimet e veprave artistike dhe arkitekturore.
#