Pato i thotë lamtumirë derbit
Lajme të këqija për trajnerin Leonardo në prag të derbit me Interin të dielën në mbrëmje. Braziliani është i detyruar të mos mbështetet te shërbimet e sulmuesit 20-vjeçar, Pato, i cili i vuan prej kohësh nga një dëmtim. Tashmë objektivi mbetet rikthimi për ndeshjen ndaj Mançesterit në Ligën e Kampionëve.Përveç brazilianit, një tjetër mungesë e rëndësishme në derbi do të jetë edhe Zambrota në krahun e majtë të mbrojtjes. Italiani nuk ka arritur të lërë pas dëmtimin dhe të dielën nuk do të jetë në dispozicion të Leonardos. Ende e paqartë mbetet situata e Sedorfit dhe sidomos e Nestës.