Shtypi spanjoll “kryqëzon” Kakanë: Nuk bën diferencën
Duke iu referuar shifrës prej 65 milion eurosh që Florentino Perez derdhi në arkat e Milanit për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” asin brazilian, gazeta shkruan: “Rendimenti i tij është larg shkëlqimit të dikurshëm, kur u shpall lojtari më i mirë në botë. Nuk arrin të bëjë diferencën”.Sipas “As”, trajneri Manuel Pelegrini është i alarmuar dhe nuk di se në ç’pozicion ta vendosë në fushë. Ish-mesfushori kuqezi ka shënuar vetëm katër gola me fanellën e Realit, prej të cilëve një në Ligën e Kampionëve. Të shtunën e kaluar ai iu rikthye fushës pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për rreth dy muaj.