“Kam shumë mungesa, a e shtyjmë derbin?”
“Doktor Bereta, kam Etonë në Kupën e Afrikës dhe katër mesfushorë të dëmtuar. Dua që derb i se dielës të mos luhet. Do ishte mirë të shtyhej për në prill”. Në këtë mënyrë “I veçanti” ka thumbuar kreun e federatës gjatë ceremonisë të çmimeve “Oskar” të futbollit, ku u shpall trajneri më i mirë i vitit 2009 në Itali.Më i zbutur në deklarata ishte Masimo Morati, njëkohësisht president i çmimeve “Oskar” në futboll: “Kam folur me Beretën, do të gjejmë një zgjidhje. Nuk është kaq e tmerrshme, ne kemi qenë gjithmonë të qetë. Mourinjo? Ishte thjesht një batutë”.Për Mourinjon ka folur edhe një “ish”, Zllatan Ibrahimoviç: “Një si Mourinjo na mungon të gjithëve. Ka një personalitet të jashtëzakonshëm, sigurisht që më mungon. Megjithatë, nuk besoj se më ka falur që u largova për te Barcelona”.