E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pulia, qëllohen me armë dy shqiptarët



PULIA - Dy shtetas shqiptarë janë plagosur natën e kaluar siç dyshohet gabimisht në Itali. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pulias, kur dy shtetasit shqiptarë, një 40-vjeçar dhe vajza 16-vjeçare, janë qëlluar me pistoletë në rrugë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dy personat po kalonin në rrugë në momentin kur u qëllua me armë zjarri, duke u plagosur njëri në shpinë dhe këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, policia shkoi në vendin e krimit dhe i dërgoi dy shqiptarët në spitalin San Nikola Pelegrino, ku ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur protagonistët e të shtënave me armë. Hetuesit thanë se janë duke kryer disa kontrolle banesash dhe hetime të tjera, për të gjetur autorët e sulmit me armë në sheshin "Nasirja", si dhe shkakun e këtij konflikti të armatosur. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi dhe prova materiale, si imazhet e kamerave të sigurisë mbi personat ende të paidentifikuar që kanë qëlluar me armë dy shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›