E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Arritja e katër viteve, krenaria jonë

Nënkryetari i PDSH dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të kësaj partie në qarkun e Vlorës, në takimin e zhvilluar me arsimtarët e nënprefekturës së Sarandës, ka theksuar se arritjet e këtyre katër viteve për arsimin, janë krenaria e mazhorancës së djathtë. Ju jeni elita e Sarandës, iu është drejtuar mësuesve të pranishëm, në fjalën e vet nënkryetari Patozi. Duke folur me siguri në një fitore të padiskutueshme të PD-së më 28 qershor, Patozi është ndalur në arritjet më të rëndësishme që PD ka bërë të prekshme për çdo shkollë, nxënës e mësues në të gjithë vendin, ku vetëm kabinete interneti ai tha se, janë 45 herë më shumë në të gjithë Shqipërinë, pasi në filozofinë e qeverisjes demokratike integrimi europian do të thotë shkollë europiane. Gjithashtu, Patozi ka siguruar se në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë shkollë pa ngrohje dhe pa internet në Sarandë, përballë harresës 8-vjeçare të arsimit nga kundërshtarët politikë të PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›