E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, Basha pyetet ne prokurori

Prokuroria e Pergjithshme mohon zyrtarisht te kete marre ne cilesine e te pandehurit ministrin e Jashtem Lulzim Basha. Edhe pse pranohet te jete marre ne pyetje, gjate se martes te kesaj jave, mbi ministrin Basha nuk eshte ngritur ende nje akuze.

Nderkohe, dy ekspertet qe kane verifikuar dokumentacionin e tenderit dhe ndertimit te rruges Durres–Kukes kane dale ne nje perfundim se ka nje dem financiar ndaj shtetit, por pa bere zyrtare shifren.

Por verejtjet e tyre bazohen kryesisht te fakti se kontrata eshte lidhur pa patur nje projekt perfundimtar per ndertimin e rruges dhe me pas jane akorduar fonde te mevonshme.

Por edhe pas shkeljeve te evidentuara nga ana e dy eksperteve, prokuroria ende nuk ka vendosur per ta cuar apo jo dosjen ne gjykate, por deklaron se vazhdon te kete nen hetim tre ish-zyrtaret e larte te Ministrise se Transporteve, mes te cileve edhe ministrin e Jashtem aktual, Basha dhe zevendesin e tij ne ate kohe, Telitin.

Limiti i ketij hetimi ka edhe pak dite, pas shtyrjes qe kryeprokurorja Ina Rama i beri ne fillim te ketij muaji, per shkak se grupi i prokuroreve dhe ekspertet kerkuan me teper kohe. Mendohet qe deklarimi vullnetar i ministrit Basha te marten ne mbremje mund te jete edhe i fundit perpara se dosja t’i dergohet gjykates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›