E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Kryem me sukses detyrat e shtëpisë

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, vlerësoi se Shqipëria ka kryer me sukses detyrat për anëtarësimin në NATO. Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare, Patozi ka theksuar se qeveria ia doli të bindte vendet më të rëndësishme të globit dhe se ajo është në një rrugë të pakthyeshme dhe në një demokraci që funksionon mirë. Duhet të ndjehemi krenar për përmbushjen e një misioni të jashtëzakonshëm, që rreshton shqiptarët dhe Shqipërinë në krah të vendeve demokrate më të mëdha të botës. Ndodhemi në krah të NATO-s, për shkak të reformave të kryera me sukses nga qeveria shqiptare, jemi pak metra larg botës euroatlantike, shprehet kryetari i grupit parlamentar demokrat, Patozi i cili ndër të tjera ka shtuar se Shqipëria ndodhet në një rrugë të pakthyeshme dhe në një demokraci që funksionin mirë. Gjithashtu, ai shprehu kënaqësinë për faktin që vendi ynë tashmë ndodhet në dyert e NATO-s, në një datë historike. Duke përmendur kontributin e opozitës, në këtë proces, deputeti demokrat e ka cilësuar një arritje të madhe këtë përfundim. "Kjo është një arritje e madhe për ne. Të gjithë qytetarët e kanë pritur me padurim këtë ditë, meritë për të cilën ka maxhoranca aktuale. Në këtë proces kemi njohnur kontributin e opozitës dhe ka qenë qëndrimi publik i yni, bashkëpunimi luajal ka pasur rolin e vet në këtë proces. Nuk na pengon që të themi se zhvillimi apo progresi vlerësohet për atë që bën dhe nuk bën qeveria, shqiptarët janë pro Atlantikut, nuk ka shumë nevojë për të cituar sondazhet, pasi është fakt i njohur, treni i tyre drejt Brukselit mbetej për vite të tëra në një stacion", u shpreh Patozi. Gjatë fjalës së tij, Patozi ka theksuar se mbërritja në portat e NATO- s ka ardhur si shkak i qeverisë dhe mazhorancës që ka bindur vendet e Atlantikut, që qeveria është një demokraci që funksionin mirë. Në këtë drejtim Patozi ka përmendur luftën e vazhdueshme ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, progresin në respektimin e të drejtave të njeriut, etj. Sipas tij, ditët e fundit ka pasur tendencë të minimizimit të vlerës së vërtetë të anëtarësimit në NATO, ndërsa ka theksuar se nuk dua të besoj që ka ende politikanë në Shqipëri që i ka mbetuar ora prapa. Në emër të partisë që përfaqëson e ka cilësuar ditën e djeshme një ditë feste, fishekzjarret e së cilës pritet të lëshohen në datën 4 Prill. Më tepër se kurrë, përfaqësojmë shqiptarët duke ngritur flamurin e NATO- së në Tiranë e atë të Shqipërisë në Bruksel. Përfaqësojmë ata që na kanë votuar, sepse 98 % e shqiptarëve rezultojnë se mezi kanë pritur këtë ditë. Era e NATO- s, ka nisur për Shqipërinë dhe ta gëzojmë e ta shijojmë, është shprehur Patozi gjatë fjalës së tij, ku ndër të tjera ka shprehur bindjen se shqiptarët që kanë përzgjedhur NATO- n do të votojnë forcën e djathtë në zgjedhjet e qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›