E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Me LSI nuk ka koalicion parazgjedhor. Politika, industri balte

"Nuk do ua laj borxhin as djalit tim, as nënës time, dhe as nënës së djalit tim që pse merrem me politikë, ata duhet të përjetojnë gjëra që s'i tregoj dot"

TIRANË- Kreu socialist, Edi Rama ka pranuar dje të flasë për herë të parë për jetën e tij private, martesën e tij të hershme, djalin dhe akuzat që gre sot mazhoranca e djathtë ndaj tij, duke i cilësuar ato si përpjekje për të fituar politikisht.

I ballafaquar me një panel gazetarësh gjatë emisionit "Top Story" kreu socialist ka zbardhur dhe disa detaje në lidhje me disa foto private që disa vjet më parë u publikuan në media, duke deklaruar se ato janë bërë në fillimet e viteve 1990.
Ai ka folur gjithashtu për LSI-në dhe zgjedhjet e ardhshme.


Z.Rama, si do ti komentonit akuzat, që drejtuesit kryesor, por edhe zëdhënësat e mazhorancës së sotme kanë bërë ndaj jush dhe familjes tuaj. Një politikan, që pretendon të bëhet ministër duhet të kalojë dhe në këto skaner. Keni disa anë të errëta të së shkuarës tuaj, raportet me ish-gruan, djalin etj..


Nuk besoj se është për të qeshur. Unë besoj se sigurisht me një të qeshur detyrohem ti kaloj shpesh herë gjëra të tilla.

Por nuk jam unë që duhet të sqaroj, por janë këta njërëz që duhet që në mënyrë absolute, t'i japin fund kësaj historie. Unë nuk jam në politik, as për tu bërë politikan, dhe as për të kaluar nga një karrige në një tjetër duke u sharë dhe duke u kacafytur me kundërshtarët e mij.

Unë jam në politikë për të bërë më të mirën që gjërat, që deri më sot kanë qenë të pamunduara për shkak të kësaj politike të vjetër, të bëhen të mundura.

Dhe unë besoj se e gjithë kjo tymnajë që buron vetëm nga etja për pushtet dhe që e ka kthyer prej 18 vjetësh politikën në një industri balte kundër cilitdo që është përballë si kundërshtar apo si rival duhet të marrë fund.

Duhet të marrë fund sepse në këtë mënyrë, ne e kemi pranuar dhe lënë politikën që të bëjë çfarë të dojë, duke u kthyer në një skenë e atyre, që janë më të paturshpshëm, të atyre që kanë kurajon të shpifin dhe të akuzojnë lidhur me gjërat, që nuk e di se në ç'skuta të zeza të fantazisë njerëzore mund të gjenden, të atyre që flasin për familjen, por nuk respektojnë familjen e tjetrit.

Që thonë se për ta, vlerat e familjes janë më të rëndësishme, por që duke sulmuar familjen e kundërshtarit tregojnë se nuk është kështu. Unë nuk kam asnjë arsye që të më vijë turp, pse në moshën 19 vjeç kam pasur një dashuri të marrë për një njeri të cilin s'kam pushuar së dashuri asnjëherë.


Dhe këtyre njerëzve duhet tu vijë turp, që për arsye të përfitimit politik dhe për arsye të pushtetit që duan të mbajnë me çdo kusht, për arsye të të gjitha atyre motiveve, që nuk kanë të bëjnë me interesat e njerëzve, janë në gjendje që të formulojnë të tilla monstruozitete.

S'kam arsye që të më vijë turp, pse u martova në moshën 22 vjeç dhe në një kohë kur në Shqipëri jetohej krejt ndryshe, në vitin 1986. Tu vijë turp atyre, që jo mua, por edhe nënës së djalit tim, guxojnë të bëjnë edhe komente, por që në fakt i cënojnë kaq rëndë dinjitetin.

Mua nuk ka pse të më vijë turp që në fillim të viteve '90 bashkë me disa miq të tjerë pasi dolëm nga Shqipëria e teritalit dhe e rrobave të zborit ku na mbante Enver Hoxha shkuam në një plazh natyristësh, që nuk është as ilegal, as jashtë normave morale dhe as në shkelje të lirisë së askujt të Bashkimit Evropian.

Duhet tu vijë turp atyre që me fotografi personale të vjedhura duan të bëjnë politikë, duan të mbajnë pushtetin, duan të zhbëjnë çdo ideal dhe çdo vlerë, duan që Shqipëria të mbetet peng i tyre dhe duan që të vazhdojë të ushqehet kjo kulturë.

Nuk duhet të më vijë turp mua, por duhet tu vijë atyre, që fryjnë flokët për të dalë në fotografi me politikanët evropianë dhe për të na treguar se po e çojnë Shqipërinë në Europë dhe ndërkohë kanë mendësinë e skllevërve të komunizmit dhe errësirës, që nuk arrinë dot sot në Shekullin e 21-të, që të respektojnë dashurinë dhe dramat personale të njerëzve.

Nuk kam dashur të flas herët për këto gjëra sepse mendoj se, nuk do ua laj asnjëherë borxhin as djalit tim, as nënës time, dhe as nënës së djalit tim dhe as njerëzve që kam dashur dhe që dua që për faktin që unë merrem me politikë, ata duhet të përjetojnë gjëra që unë nuk i tregoj dot. Sot fola sepse mendoj se është shumë e rëndësishme, që të kuptoni një gjë shumë të thjeshtë se politika nuk është prostitucion.


Ju keni kërkuar në vitin 2003, madje keni paraqitur dhe një platformë e cila sugjeronte lejimin e fraksioneve në PS, ndërkohë që kur morët pushtetin nuk folët më për to, dhe duke ndikuar që në PS të ketë një rrjedhje apo largim shumë të madh njerëzish.... Largimi i tyre është shërbimi më i madh, që i është bërë PS-së.

Përsa i përket platformës dua t'ju kujtoj që ajo ka rënë dhe më pastaj kam vazhduar një proces reformimi dhe ndërkohë kam mundur të shikoj nga afër mënyrën se si funksionojnë partitë demokraktike të botës.

Në asnjë parti nuk ekziston nocioni i të menduarit, ndryshe ashtu siç e mendoni ju, nuk ekziston dalje e njezërve me mesazhe të ndryshme. Unë jam krenar që PS-në, po e kthej në një hapësirë ku njerëztit debatojnë e diskutojnë. Partitë moderne nuk kanë fraksione. E kam ndryshuar mendimin tim në lidhje me fraksionet.


Do kandidoni për deputet apo jo?


Nëse unë do të kandidoj për deputet kjo është një çështje krejt e parëndësishme. Ajo që është e vërtetë, është që unë do t'ju ofroj shqiptarëve dhe shqiptareve, një mundësi për të zgjedhur një kryeministër, një qeveri, dhe një mazhorancë e cila do t'i nxjerrë ata nga 18 vjet dështime dhe zhgënjime, dhe nëse unë do të kandidoj apo jo për deputet, është një çështje, që do të zgjidhet në momentin e duhur bashkë me të gjithë të tjerët, kur të përcaktohet lista e ekipit që do të konkurojë në zgjedhje.


A do të jeni kryeministër i vendit z.Rama?


Duhet të pyesni shqiptarët dhe shqiptaret. Ata do ta vendosin se kush do të jetë kryeministri.


Duke votuar PS-në?


Po sigurisht.
Zot Meta është shprehur se do të qeverisë me ju pas 28 qershorit. Keni koment?
Ndoshta më në fund edhe Ilir Meta e ka kuptuar, që e vetmja rrugë për të dalë nga e gjithë kjo histori e gjatë është rruga e Partisë Socialiste dhe e koalicionit të PS-së. Unë i ftoj edhe sot që të gjithë përfshirë edhe mbështetësit dhe mbështeteset që deri dje votuan për LSI-në që të votojnë për PS-në, pse jo edhe Ilir Meta.

Në një moment hipotetik, nëse LSI do të ketë një shumicë votash, që do t'ju pengonte ta krijonit qeverinë, ç'do të bënit?


Janë hipoteza që mund t'i bëni ju. Puna ime është që të bashkoj sa më shumë njerëz që të realizojmë atë fitore, që na jep mundësi të qeverisim. Zgjedhja e 28 Qershorit është e qartë. Nuk ka 3, 4, 5 zgjedhje. Ka dy zgjedhje të qarta. Koalicionin e Gërdecit ose koalicionin e PS-së me partnerët e saj. Nëse shqiptarët, nuk duan të shikojnë më cirkun e maxhorancave, që krijohen në parlament, duhet të bëjnë një ndarje të qartë, o me të shkuarën, o me të ërdhmen. Çdo votë, që nuk vjen në koalicionin tonë dhe për PS-në, vë në dyshim këtë që sjell dhe hipotezat, që po flasim.
Marrë me shkurtime nga "Top Story"

Për familjen
Unë nuk kam asnjë arsye që të më vijë turp, pse në moshën 19 vjeç kam pasur një dashuri të marrë për një njeri të cilin s'kam pushuar së dashuri asnjëherë. Dhe këtyre njerëzve duhet tu vijë turp që për arsye të përfitimit politikë dhe për arsye të pushteti që duan të mbajnë me çdo kusht, për arsye të të gjitha atyre motiveve që nuk kanë të bëjnë me interesat e njerëzve janë në gjendje që të formulojnë të tilla monstruozitete.

Për fotot
Duhet tu vijë turp atyre që me fotografi personale të vjedhura duan të bëjnë politikë, duan të mbajnë pushtetin, duan të zhbëjnë çdo ideal dhe çdo vlerë, duan që Shqipëria të mbetet peng i tyre dhe duan që të vazhdojë të ushqehet kjo kulturë.

Nuk duhet të më vijë turp mua, por duhet tu vijë atyre që fryjnë flokët për të dalë në fotografi me politikanët evropianë dhe për të na treguar se po e çojnë Shqipërinë në Europë dhe nderkohë kanë mendësinë e skellëverve të komunizmit dhe erësirës që nuk arrijnë dot sot në shekullin e 21 që të respektojnë dashurinë dhe dramat personale të njerëzve.


Do kandidoni për deputete apo jo?
Nëase une do të kandidojë për deputete kjo është një cështje krejt e patendesishme. Ajo që është e vëtrette është që une do tju ofroje shqiptarëve dhe shqiptareve, një mundësi për të zgjedhur një kryeministër, një qeveri, dhe një mazhorancë e cila do ti nxjerre ata nga 18 vjet deshtime dhe zhgënjime, dhe nëse une do të kandidoj aopo jo për deputete është një cështje që do të zhgjidhet në momenton e duhur bashke më të gjithe të tjerët kur të përcaktohet lista e ekipit që do të konkurrojë në zgjedhje.
A do të jeni kryeministër i vendit z.Rama?
Duhet të pyesni shqiptarët dhe shqiptaret. Ata do ta vendosin se kush do të jetë kryeministri.
Duke votuar PS-në?
Po sigurisht.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›