Goditja e ardhshme sekrete e krizës globale për Shqipërinë dhe shenja se Berisha kënaqet t ia lerë Ramës nderin e kryeministrit që shkon në gijotinë
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në një kohë që qeveritë e vendeve ish- komuniste i drejtohen njëra pas tjetrës FMN për paketa ndihme financiare, qeveria shqiptare nuk e bën këtë gjë, dhe as opozita nuk i kërkon që ta bëjë. Në ndërkohë që në vendet e tjera ish- komuniste debati mes qeverisë dhe opozitës në muajt e fundit ka qenë jo nëse i duhej kërkuar ndihmë FMN, por për negocimin me FMN se deri në ç masë duhet të shkonin masat shtrënguese ekonomike, në mënyrë që të jepej kjo ndihmë financiare, në Shqipëri debati mes qeverisë dhe opozitës në muajt e fundit ka qenë nëse ka ose jo rënie të përqindjes së rritjes ekonomike, siç deklaron FMN. Fakti që Qeveria Berisha nuk po i kërkon një paketë ndihme financiare FMN, me rastin e krizës globale, siç kanë bërë duke filluar që nga muajt e fundit të vitit të kaluar shumica e qeverive të vendeve ish- komuniste, të jep të kuptosh se kryeministri Berisha e shikon veten dhe partinë e tij të larguar nga pushteti në zgjedhjet e ardhshme, dhe do t ia lerë Edi Ramës dhe PS menaxhimin e krizës ku Shqipëria ende nuk ka hyrë siç pritet.
Kriza globale ekonomike ende nuk e ka goditur Shqipërinë siç i ekspozohet ekonomia shqiptare që ta godasë. Megjithatë mekanizmi është vënë në punë dhe do ta arrijë efektin katastrofal në vitin 2010. Shqipëria nuk mund t i shpëtojë asaj goditjeje që po pësojnë vende ish-komuniste, ekonomia e të cilave në thelb është e ngjashme me atë të Shqipërisë. Kriza i godet në mënyra të ndryshme vendet e ndryshme. Nëse SHBA u godit për shkak të flluskës në tregun e pasurive të patundshme, në Shqipëri kjo do të jetë vetë vetëm një aspekt anësor i krizës. Thelbi i problemit që sjell kriza globale në ekonomi si ajo shqiptare ka të bëjë me përmbysjen e balancës tejet të brishtë mes kërkesës që ka në tregun financiar shqiptar për monedhë të huaj (së pari euro pastaj edhe dollarë, por edhe monedha të tjera), si dhe ofertës që është në gjendje të bëjë tregu financiar shqiptar në monedhat e huaja të kërkuara.
Kapaciteti ofertues i tregut shqiptar në monedha të huaja të kërkuara është i kufizuar dhe kriza global po e redukton atë, kryesisht për shkak të uljes së prurjeve të emigrantëve, ndryshe remitancave, si dhe të uljes së pritshme të numrit të turistëve dhe shpenzimeve të tyre në valutë. Në ndërkohë kërkesa për monedha të huaja të forta në tregun shqiptar rritet artificialisht për shkak se bizneset e mëdha të huaja që veprojnë në Shqipëri, të ardhurat që sigurojnë në lekë i kthejnë në monedha të huaja të forta, kryesisht në euro, në tregun shqiptar financiar, për t i nxjerrë pastaj jashtë vendit. Në të njëjtën mënyrë edhe bankat e huaja që veprojnë në Shqipëri funksionojnë si një mekanizëm i thithjes së monedhave të forta të huaja nga tregu shqiptar.
Por në tregun financiar shqiptar ka një balancë të brishtë mes ofertës në monedha të forta që është në gjendje të japë tregu financiar shqiptar, si dhe kërkesës për këto monedha nga tregtarët shqiptarë, çka siguron ciklin e tregtisë në Shqipëri. Ekzistenca e kësaj balance të brishtë është kushti që në Shqipëri inflacioni të mos dalë jashtë kontrollit, për shkak të paaftësisë së tregut financiar shqiptar për të përmbushur kërkesat për monedha të huaja të forta. Kriza globale po e bën gjithmonë e më të vështirë që të ruhet edhe kjo balancë madje po e bën të pamundur. Kërkesa e bizneseve të huaja për monedha të forta në tregun financiar shqiptar e përmbys krejtësisht balancën. Kjo e nxjerr inflacionin nga kontrolli dhe e shkatërron biznesin. Karakteristika më e çuditshme e krizave financiare është se ato vijnë si tornadot papritur dhe lenë pas shkatërrime të papërfytyrueshme.
E vetmja mundësi është që Shqipëria të shpëtojë nga kriza është që t i kërkojë një ndihmë financiare FMN, ashtu siç kanë bërë edhe vende të tjera ish-komuniste të cilat madje janë anëtare të Bashkimit Europian. Në rast se opozita do të kishte pasur minimumin e përgjegjshmërisë për pushtetin që pritet të marrë në qershor, ishte dashur që ajo t i kërkonte qeverisë që në fund të vitit të kaluar, ose së paku që tani, që t i kërkonte një paketë ndihme financiare FMN, siç kanë bërë vende të tjera ish-komuniste. Kështu që, nëse kjo paketë do të jepej, do të ishte gati për kohën kur opozita do të vinte në pushtet. Por unë dyshoj se do të guxojnë që ta kërkojnë edhe kur të jenë në pushtet, se nuk i lejon Sorosi, i cili i pëlqen shumë katastrofat financiare, ku ai eksperimenton formulat e tij.
Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët nesër do të jenë dy shtetarët që do të menaxhojnë krizën, as nuk e shkojnë ndërmend që t i thonë qeverisë së sotme që të kërkojë një paketë ndihme financiare nga FMN, se atyre nuk u shkon ndërmend të thonë gjëra që protektorët e tyre ndërkombëtarë nuk i kanë urdhëruar të thonë. As Lëvizja Mjaft nuk ka një projekt për t i thënë mjaft krizës, sipas shembullit të vendeve të tjera ish-komuniste, duke iu drejtuar për ndihmë FMN. Kuptohet se përse. Lëvizja Mjaft është krijuar dhe financohet nga ato qendra ndërkombëtare që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Edi Rama dhe Erion Veliaj flasin gjithë ditën se ardhja e tyre në pushtet do të sjellë ndryshimin se do të zgjidhin problemet financiare të ish-ushtarakëve, minatorëve, fermerëve, Erioni nuk harron as peshkatarët etj., se do të rrisin buxhetin për arsimin në raport me GDP, se do të se do të bëjnë gjëra që nuk del as buxheti i Zvicrës për t i bërë. E megjithatë Rama dhe Veliaj e dinë mirë se kur të vijnë në pushtet do të kenë të bëjnë me një ekonomi që pritet të goditet rëndë nga kriza globale pikërisht në vitin e tyre të parë të pushtetit.
Cila është oferta e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të parandaluar goditjen katastrofale që ekonomia shqiptare pritet të marrë nga kriza globale? Në një kohë që Hungaria, me tre herë më tepër banorë se Shqipëria, detyrohet të kërkojë ndihmë nga FMN dhe siguron 25 miliard dollarë nga FMN, Bashkimi Europian dhe Banka Botërore, nga të cilat 15 miliard dollarë direkt nga FMN, në një kohë që Letonia (Latvia) me vetëm dy milion banorë, detyrohet të kërkojë një ndihmë prej 9.5 miliardë dollarë nga FMN, në një kohë që Islanda e zhvilluar, me vetëm 300 mijë banorë detyrohet të marrë 2.1 miliard dollarë nga FMN si paketë për të kapërcyer krizën, në një kohë që Rumania ka marrë këto ditë 25 miliard dollarë ndihmë për të kapërcyer krizën, në një kohë që Polonia pritet të marrë 75 miliard dollarë nga FMN si paketë për të kapërcyer krizën, gjë që e ka deklaruar kryeministri polonez këto ditë, qeveritarët e ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk kanë shpallur asnjë projekt për të kërkuar një paketë ndihme financiare nga FMN kur të vijnë në pushtet. Kuptohet se përse, nuk i lejon Sorosi.
Arsyeja kryesore për të cilën FMN i ndihmon vendet e mësipërme që të kapërcejnë krizën është që të mbrohen investimet e huaja në këto vende, të cilat nuk janë pranuar ende në Eurozonë, pra që të kenë euron si monedhë të tyre, çka ka bërë që të përmbyset balanca në tregjet e tyre financiare nga kërkesa për euro, kryesisht e investitorëve të huaj, të cilët i konvertojnë në monedha të forta, kryesisht në euro të ardhurat e tyre në monedhën vendase, por edhe nga bankat që punojnë me euro. Në Shqipëri investimet e huaja nuk janë aq të mëdha sa FMN të shqetësohet për t i dhënë Shqipërisë një paketë konsistente ndihme financiare, por megjithatë janë aq të mëdha sa kërkesa e tyre për monedha të forta dhe kryesisht në euro të përmbysë balancën e brishtë në tregun financiar shqiptar. Gjithsesi, në Tiranë, qeveria dhe opozita e cila pretendon që të jetë në pushtet pas tre muajsh, duhet të ndjekin shembullin e homologëve në vendet e tjera ish-komuniste, duke iu drejtuar qeveria për ndihmë FMN, ndërsa opozita duke i kërkuar qeverisë që ta bëjë këtë gjë derisa nuk e bën.
Kryeministri Berisha nuk i drejtohet FMN me kërkesën për një paketë financiare se ai mendon që nuk do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve, dhe se ka bindjen që opozita do ta presë këtë kërkesë të tij si pohim të falimentimit dhe të dështimit të qeverisë dhe do ta përdorë si kartë elektorale. Prandaj Berisha nuk e gjen të arsyeshme të kërkojë një paketë nd