Vlorë, tubimi i Aleancës kthehet në protestë kundër qeverisë. Kuqezinjtë: O Sali o tradhtar, ti je serb, jo shqiptar
Share
Rreth dy mijë persona mbushen Pallatin e Sportit në Vlorë në një tubim të Aleancës Kuq e Zi, i cili u shndërrua në një protestë anti-qeveritare me parullat O Sali, o tradhtar, ti je serb, por jo shqiptar”.
Kreshnik Spahiu në fjalën e tij përpara aktivisteve kuqezinj tha se Vlorën Zoti e bekoi, por qeveria e mallkoi. Ai tha se: “Vlora, destinacion i ri në Mesdhe ka nevojë për vepra e jo për fjalë. Qeveria po punon me fjalë dhe vepra kundër bashkimit”, tha Spahiu. Sipas tij, “100 vjet pas Pavarësisë nuk ka asnjë ministër nga Vlora, pasi kjo qeveri është kundër bashkimit dhe integrimit.
PD dhe PS e ndanë Jug-Veri në kuq dhe blu, tha Spahiu. Ai deklaroi se prioritet mbetet ndryshimi i regjimit politik.
