E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Në radhët e PD-së, edhe reformatorët

Shkrirja e reformatorëve me demokratët po ecën paralelisht me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Pak javë pasi Berisha e Pollo shpallën shkrirjen e dy partive , kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka deklaruar se gjatë procedurave për regjistrimin e anëtarësisë së PD-së , po regjistrohen edhe reformatorët të cilët kanë të njëjtat të drejta si dhe anëtarët e PD-së.Sipas Patozit ky proces do të përfundojë atëherë kur do të mbarojnë zgjedhjet në PD-ë rreth fundit të pranverës së 2009-ës.Ndërkaq Patozi ka sqaruar edhe fillimin e fushatës elektorale të PD-së rreth 7 muaj para zgjedhjeve, në takimin që lideri Berisha pati me të rinjtë.Duke iu referuar kandidatëve për kreun e PD-së së Tiranës , Patozi ka saktësuar se gara nuk mund të fillojë pa përfunduar zgjedhjet në strukturat bazë të partisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›