E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në bursa nafta jo më shumë se 40 USD/fuçi

09/12/2008  OPEC do të ulë prodhimin

Çmimi i naftës ka rënë në rreth 40 dollarë për fuçi ditët e fundit, ndërsa ditën e djeshme kapi vlerën e 42 dollarëve për fuçi. Çmimet e arit të zi mbeten në nivelet më të ulëta të kohëve të fundit, që prej korrikut kur çmimi kapin rekordin e shitjes me 147 dollarë për një fuçi nafte. Gjithsesi, OPEC-u ka njoftuar se do të ulë prodhimin e naftës, me qëllim mbajtjen e çmimit të një fuçie në nivelin prej 70 dollarë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i OPEC-ut, ministri algjerian i Energjisë, Chakib Khelil. “Vendet anëtare të OPEK-ut kanë arritur bashkërisht sa i përket pakësimit të sasisë së prodhimit të naftës bruto në mbledhjen që pritët të mbahet më 17 dhjetor”, - theksoi ai. Kheil po ashtu u bëri thirrje vendeve joanëtare të OPEC-ut, si Rusia që të përkrahin masat e marra mbi stabilitetin e çmimit të naftës. OPEC-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venezuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë. Rënia e papritur e çmimeve të naftës ka filluar të ketë ndikim në vendet që e kufizojnë shfrytëzimin dhe prodhimin e saj vetëm te kompanitë shtetërore. Por analistët thonë se shumë vende i përdorin fitimet për të arritur objektivat e tyre ideologjike dhe për të përhapur ndikimin e tyre prandaj rënia e çmimeve mund të ndikojë në politika të tilla. Analistët thonë se kjo po ndikon në vendet prodhuese të naftës që i përdorin të ardhurat prej saj për të realizuar ambiciet e tyre ideologjike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›