E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pako-bombë emigrantes shqiptare

Biznesi i një emigranteje shqiptare në Athinë është bërë shënjestra e një shpërthimi sot në mëngjes. Mësohet se emigrantja 21-vjeçare ka gjetur në derën e minimerketit në pronësi të saj në lagjen Sepolia, një pako, e cila ka shpërthyer sapo ajo ka tentuar ta hapë.

Si pasojë, 21-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur nga policia greke, ka marrë plagë të shumta në duar, qafë dhe kraharor dhe është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia greke ka deklaruar pas hetimeve paraprake se mekanizmi shpërthyes ka qenë i tipit F1, prodhim rus. Gjithashtu, sipas policisë emigrantja shqiptare nuk rezulton e përfshirë në aktivitete kriminale, por akoma nuk ka një pistë mbi ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›