Berisha: Sot ne festojmë më mirë falë progresit ekonomik
Share
Kryeministri Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në Elbasan, së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy mbesat, për të festuar ditën e verës. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Berisha ka thënë se sot shqiptarët festojnë më mirë, falë arritjeve dhe progresit ekonomik.
”Sot Elbasani është kryeqyteti i Shqipërisë. Këtë vit festa e Ditës së Verës përkon me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit. Sot ne festojmë më mirë falë arritjeve dhe progresit ekonomik”, ka thënë Berisha, ndërsa pret që të marrë pjesë në parakalimin e e Karnavaleve në sheshin e qytetit.