Korçë, sherr mes të rinjve, 2 të plagosur
Dy të rinj janë plagosur gjatë një sherri në fshatin Barç të Korçës. Konflikti ka lindur gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal të këtij fshati, ku një grup të rinjsh kishin konsumuar pije alkoolike.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me inicialet O.K, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të marra në kokë, ndërsa një 25-vjeçar me inicialet S.Y. ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim katër të rinjtë e tjerë: E.N., 25 vjeç; A.N., 22 vjeç; G.K., 22 vjeç; J.K., 22 vjeç, të katër banues në fshatin Barç.
Policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët janë persona me precedentë penal dhe njëkohësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. / G.N.