Ambasadori danez: Pas dimrit të ashpër shpresoj që politika të zbutet!
Share
Ambasadori danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen, vend që ka dhe presidencën e Bashkimit Europian, gjatë vizitës së tij në Elbasan për ditën e verës, ka lëshuar disa mesazhe politike. Ai ka thënë se shpreson që politika shqiptare të zbutet, ndërsa pohoi se shpreson që Shqipëria të marrë statusin kandidat për në BE, por për këtë dune plotësuar të 12 kushtet.
Shenjë e mirë që Rama dhe Berisha janë në Elbasan në ditën e verës. Pas një dimri të ashpër të politikës shpresojmë që të zbutet. Dëshiroj që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Shqipëria të marr statusin e kandidatin në BE por duhet punë për plotësimin e 12 kushteve, tha Jensen në një prononcim të shkurtër.