E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, mjeti del nga rruga, 1 i vdekur

Një aksident i ndodhur mesditën e sotme në Kukës i ka marrë jetën një personi, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kukës-Bicaj, ku automjeti me targa TR 0722 T, me të cilin udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme  një prej udhëtarëve, ndërsa tre të tjerët janë plagosur, njëri prejt të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Kukësit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet që shpejtësia e madhe ajo që ka shkaktuar daljen e mjetit nga rruga. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›