E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat dhe pensionet dyfishohen në maj 2009

Autori i Lajmit: red.
”Referuar edhe buxhetit të shtetit, pagat dhe pensionet për vitin 2009 do të pësojnë përsëri rritje. Gjithashtu, rritje do të pësojë edhe ndihma ekonomike. Për rritjen e saj, sipas ekespertëve të Ministrisë së Financave, qeveria gjatë vitit 2009 do të zbatojë një politikë sociale konstante”

”Rritja mesatare e pagave në sektorin publik për vitin 2009 do të jetë 10 %. Rritja e pagave të mësuesve të sistemit parauniversitar është 14 %, ndërsa për ata të sistemit universitar do të jetë e diferencuar. Edhe për sektorin e shëndetësisë, rritja e pagave do të jetë mesatarisht 12.3 %, por edhe këtu rritja do të jetë e diferencuar”

Duke filluar nga data 1 maj 2009, 104 mijë punonjësit e administratës do të kenë një rrogë mesatare prej 46 mijë lekësh. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, në të gjithë administratën është parashikuar të mos ketë rrogë nën 21 mijë lekë. Por nga 1 maji i vitit 2009, edhe 2 mijë infermierë do të kenë një rrogë mesatare prej 30,6 mijë lekësh, ndërsa 4 mijë mjekë me rritjen e re të rrogave që ata do të marrin, paga e tyre do të shkojë në 48 mijë lekë. Referuar edhe buxhetit të shtetit, pagat dhe pensionet për vitin 2009 do të pësojnë përsëri rritje. Për sa u përket pensionistëve, më të priveligjuarit do të jenë pensionistët e fshatit. Pensionistët në qytet do të kenë një rritje prej 10 %, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 %. Gjithashtu, rritje do të pësojë edhe ndihma ekonomike. Për rritjen e saj, sipas ekespertëve të Ministrisë së Financave, qeveria gjatë viti 2009 do të zbatojë një politikë sociale konstante. Ndërkohë, mjekët dhe arsimtarët do të përfitojnë rritjen më të madhe të pagave. Ekspertë të Ministrisë së Financave thanë se, me shtesën që do të bëhet në maj të këtij viti, arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të ndiejnë dyfishimin e pagës. Rritja mesatare e pagave në sektorin publik për vitin 2009 do të jetë 10 %. Rritja e pagave të mësuesve të sistemit parauniversitar është 14 %, ndërsa për ata të sistemit universitar do të jetë e diferencuar. Edhe për sektorin e shëndetësisë, rritja e pagave do të jetë mesatarisht 12.3 %, por edhe këtu rritja do të jetë e diferencuar. Numri maksimal i punonjësve buxhetorë, më 1 janar të këtij viti llogaritet 107 mijë.

Ky lajm është publikuar: 20/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›