Patozi: Sfida e Qeverisë, t’ia kalojë “Berishës I”
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi deklaroi në fjalën e tij se sfida e vetme e qeverisë aktuale është të punojë më shumë se qeveria e mëparshme, e cila ka realizuar një sërë reformash. Sipas tij kjo qeveri është legjitime dhe kjo u certifikua nga raporti i fundit i OSBE-së dhe ODIHR-it. Raporti final i OSBE-ODIHR nuk është vetëm konfirmim i legjitimitetit të saj absolut, por edhe një pasaportë e re biometrike për Shqipërinë, si një vend që tashmë ka kapërcyer me shumë sukses tranzicionin e vet politik”, tha Patozi. Ndërsa për bojkotin e opozitës, kreu i grupit të PD-së theksoi se: “Ne shprehim keqardhjen e thellë për këtë pengmarrje të PS nga një individ që është në hall. Por sado i madh qoftë halli i një njeriu, ai nuk mund të marrë zvarrë fatin e një force të madhe politike, sepse opozita është institucion i pazëvendësueshëm”.