Turi parazit i kryetarit të PS
Martin Leka
Mori “mandatën”, por kërkon mandatin tjetër në krye të PS-së. Për këtë, kryetari i PS-së po zhvillon një tur nëpër Shqipëri bashkë me kandidatin tjetër, i cili, edhe pse është i sigurt që nuk do të fitojë (programin e ka shumë më të mirë se Rama që nuk ka program), po e ndihmon kryetarin që në këtë situatë krize serioze në të cilën është PS-ja, “të mos i dalin petët lakrorit”. Në një kohë tjetër, në kushte të tjera, në një PS tjetër, turi që po bëjnë kandidatët për kryetarë të PS-së mund të ishte vërtet interesant dhe me ndikim në opinionin jo vetëm socialist. Eshtë hera e parë që shohim dy kandidatë në këtë mënyrë , edhe pse duket një “kopjativ” i mënyrës amerikane, që në kushtet shqiptare duket “ku e ku me të”… Në fakt, duhet bërë një “korrigjim”. Nuk konkurrojnë dy kandidatë, por një kryetar dhe një kandidat. Jam i sigurt që këtë e di dhe profesor Lakrori dhe do më vinte keq nëse ai nuk do ta dinte. Analiza është e qartë dhe askush nga ata që i merr vesh kaploqja nga kjo lloj PS-je që ka nën hyqëm Edi Rama, nuk ka dyshime se edhe pas këtij turi të pafrytshëm, Rama do të ketë edhe një zyrë në parti krahas asaj në bashki.
Në një realitet normal, në një parti ku përzgjedhjet bëhen sipas rregullave, sipas meritave, sipas disa standardeve të shkruara, kjo lloj performance do të ishte e gjetur dhe produkti i saj do të ishte me vlerë. Por si mund të flitet për një produkt që presim kur “fruti” dihet? Çfarë gare mund të quhet kjo, kur konkurron kryetari dhe kandidati? Çfarë emocioni mund të ndjejë një socialist apo kushdo tjetër kur edhe pse ka “garë”, fituesi dihet?
Koha e kësaj shfaqjeje që mund të ishte në qendër të vëmendjes së opinionit (jo vetëm socialist) vjen në një çast mjaft të vështirë për vetë PS-në. Kjo mund të ishte koha më e keqe e zgjedhur për një konkurrim normal. Skena teatrale duket e hartuar pikërisht për të ribërë Ramën kryetar: “-na vodhën votat; komisionerët tanë u shitën; as kemi humbur po as Saliu s’ka fituar; na tradhtoi Meta (paçka se Meta u persekutua gjatë fushatës më shumë se Berisha)”, janë disa nga justifikimet e shumta të mospranimit të humbjes së zgjedhjeve nga ana e lidershipit socialist. Pikërisht në këtë “mjegull”, kryetari i partisë kërkon një tjetër mandat, kur në fakt duhej të merrte “mandatën” pas humbjes.
Shfaqja që po mundohet t’u serviret opinionit të majtë dhe jo vetëm atij nga ana e kryetarit dhe kandidatit socialist në këtë situatë, duket jo vetëm teatrore, por dhe tragjikomike. T’u premtosh socialistëve fitoren, t’u garantosh atyre humbjen; t’u thuash se do ik nëse humb e t’u kërkosh të vish kur s’fiton, është filozofia makiaveliste më e rëndomtë dhe më e pandershme për një politikan. Nëse do përdornim ndonjë figuracion, kërkesa e Ramës për të rimarrë kreun e PS-së pas humbjes së zgjedhjeve është njëlloj sikur “vrasësi” të kërkojë prijësin e funeralit të viktimës së vet.
Në këtë anomali dhe krizë ku është futur PS-ja, në një situatë pa rregulla e pa detyra, pa principe e pa kauza, pa rrugë e pa vizion, shfaqja e Edit dhe Maqos me metodat “kontemporane” të konkurrimit është gjëja më e fundit që duan të shikojnë socialistët, të cilët, pikërisht këta, nuk i lanë të qetë as në të “dyzetat” e humbjes për faj të lidershipit dhe Ramës kryesisht.