E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e rinj, mësime për përdorimin e kartës

 

Në seancën e parë të Kuvendit, administrata e Kuvendit ka pasur një detyrë të re për të mësuar deputetët e rinj për mënyrën e përdorimit të kartës së tyre të votimit. Që përpara nisjes së votimit të prezencës, deputetët janë trajnuar nga punonjësit e zyrës së Kuvendit për mënyrën e përdorimit të kartës personale. Ndërsa, kryeparlamentarja Topalli ka këshilluar deputetët që të shtypin butonin jeshil, çka nënkuptonte votën pro. Vendimi i parë i Kuvendit ka qenë miratimi i aktit normativ për dërgimin e një shtese trupash ushtarake shqiptare në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›