Patozi: Shqyrtim në substancë emrave të Topit
PD-ja paralajmëron një proces të vështirë deri në momentin e votimit të dekreteve të dyta të Presidentit Topi për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Kjo për faktin se 6 emrat e propozuar prej tij do të shqyrtohen deri në substancë, gjë që nënkupton se jo të gjithë kandidatët do të kalojnë provën e Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, pranoi dje faktin se nga ana procedurale, dy institucionet si Parlamenti ashtu dhe Presidenca kanë bërë ndryshime, por që gjithsesi emrat do kalojnë në sitën e mazhorancës. “Si institucioni i Presidentit ashtu edhe Kuvendi kanë ndryshuar qëndrimin e tyre në raport me kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë për shkak se edhe Presidenti krijoi një komision të posaçëm edhe Kuvendi miratoi disa ndryshime në rregullore që i japin një instrument shtesë për të shqyrtuar në substancë të gjithë emrat e propozuar”, - tha z.Patozi. Por ai nuk bën të ditur qëndrimin zyrtar të grupit të deputetëve të mazhorancës, sipas tij, sa kohë që emrat nuk kanë kaluar për shqyrtim. “Ne sot për sot nuk mund të shprehemi për asnjë nga individët e paraqitur për sa kohë institucionet e Parlamentit nuk kanë shqyrtuar kriteret ligjore”, - u shpreh z.Astrit Patozi. Po dje, kreu i deputetëve të mazhorancës foli dhe për debatin tjetër politik, atë të hapjes së dosjeve të ish-sigurimsave të shtetit. Ai bëri të ditur se javën tjetër Parlamenti do votojë ligjin për dosjet dhe duket se PD-ja do t’i referohet krejtësisht projektit të paraqitur dy vjet më parë dhe që mban firmën e ish-kreut të grupit, Bamir Topi. “Është përcaktuar që besoj javën e ardhshme seanca do të shqyrtojë ligjin për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë. Unë besoj se ne kemi kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë”, - theksoi z.Patozi. Sipas tij, drafti i PD-së i propozuar dy vjet më parë është i plotë, për mënyrën se si do të bëhet hapja e dosjeve, por megjithatë shton se presim edhe bashkëpunimin e opozitës. Patozi pohoi më tej se “kontributi për këtë ligj do të ishte një gjë e mirëpritur nga PS-ja sidomos, por edhe nga opozita në tërësi, do të konsiderohej si një lloj ndjese apo reflektimi për të kaluarën ish-komuniste të vendit, por edhe të kësaj partie. Ne kemi prirjen e plotë që këtë ligj ta kalojmë bashkërisht, sepse kështu do të ishte për të mirën e vendit, por në rast se opozita do të jetë refraktare në qëndrimin e saj, ne nuk mund të mbetemi peng i trilleve të saj.
Topi propozon Llallën dhe Dedjen për vendin e Laskajt
Presidenti Bamir Topi i propozoi dje Kuvendit dy emra për pasuesen e Fatmira Laskajt në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive. Ata janë Adriatik Llalla dhe Bashkim Dedja. Z.Llalla ka qenë pjesë e këshillit të prokurorëve i shkarkuar para pak ditësh nga kryeprokurorja Ina Rama, kurse Bashkim Dedja vjen nga bordi i shkollës së magjistraturës. Të dy këto kandidatura do t’i nënshtrohen votimit të deputetëve dhe vetëm njëri prej tyre do të gëzojë postin e Inspektorit të Përgjithshëm për Kontrollin e Deklarimit të Pasurive. Dekreti i djeshëm i kryetarit të shtetit vjen vetëm 5 ditë pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të znj.Fatmira Laskaj, së cilës ligji ia jepte të drejtën e rikandidimit në këtë detyrë. Gjatë ceremonisë së krijimit të 5-vjetorit të këtij institucioni, ku mori pjesë dhe Presidenti Topi, u duk sikur do të rikandidonte sërish znj.Laskaj së cilës nuk nguroi t’i vlerësonte punën e bërë si staf në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Por në momentet e fundit, z.Topi vendosi për dy emra të tjerë, konkretisht atë të ish-prokurorit Llalla dhe gjyqtarit Dedja, të cilët pritet të kalojnë së shpejti për votim në Kuvend.
Rikthimi i republikanëve në qeveri tremb aleatët e tjerë
Rikthimi i republikanëve në qeveri tremb aleatët se mos ndonjëri prej tyre duhet të lërë karrigen e ministrit. Kjo në një moment ku vetë demokratët kërkojnë më shumë përfaqësim të tyre në kabinetin qeveritar. Gjithsesi, rika e aleatëve të djathtë, tashmë është më prezente se asnjëherë tjetër për faktin se PR-ja kërkon një nga ministritë kyç në qeveri duke refuzuar kështu postin e zëvendëskryeministrit. Kjo ka rindezur debatet brenda koalicionit teksa deputeti i PD-së, Preç Zogaj, shprehet se na duhet një qeveri më përfaqësuese dhe se nuk duhet të ketë ministra që nuk zbatojnë vendimet e gjykatave. Por republikani Arian Madhi mbron qëndrimin e partisë së tij se duhet të shikohet mënyra se si po qeveriset. Kurse kryedemokristiani Nard Ndoka gjykon se është shumë e rëndësishme për një mazhorancë që të formojë një qeveri në bazë të fryteve të punës dhe jo në bazë të dëshirave. Por ka dhe nga ata që e kundërshtojnë haptas ndërhyrjen në stafin qeveritar 9 muaj para përfundimit të mandatit qeverisës të koalicionit të djathtë. Kryetari i PBDNJ-së bëri dje të ditur se nuk ka asnjë dëshirë për të ndryshuar portofol tani që kanë mbetur edhe 9 muaj nga zgjedhjet. Gjithsesi, janë republikanët që po kushtëzojnë ndryshimet në qeveri duke ngutur sërish Kryeministrin për të emëruar ministrin e kësaj partie. Kreu i asamblesë, Sabri Godo, ka bërë të ditur se gjithçka pritet të zgjidhet me ardhjen e Berishës nga Franca. Brenda 15 ditëve, Kryeministri do të përcaktojë se cilën ministri do të lërë në dorë të republikanëve, por edhe të vendosë se cilin nga aleatët do ta largojë nga karrigia e ministrit për ta postuar në ndonjë dikaster tjetër. Përfshirja e republikaneve në qeveri do të riformatojë kabinetin, duke vënë në rrezik aleatët. Java e fundit e muajit korrik do të përcaktojë edhe ndryshimet e mundshme në qeveri dhe duket se do të sjellë për opinionin publik qeverinë për të cilën ata do të votojnë apo jo në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Godo ka mohuar gjithashtu se posti i zëvendëskryeministrit do të administrohet nga republikanët dhe se është folur për një dikaster të veçantë në takimin që Berisha bëri me republikanët ditën e premte.