E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: “Shumica nuk ka bllokuar punën në Gjykatën e Lartë”



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar dje kundrejt akuzave të opozitës, sipas të cilave, maxhoranca po bllokon punën e Gjykatës së Lartë. Patozi u shpreh se maxhoranca ka ndjekur procedurat parlamentare, ndërkohë që vonesa në zëvendësimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilëve u ka përfunduar mandati, nuk është shkaktuar nga Parlamenti. “Çështja e skadimit të mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë duhej të ishte marrë parasysh shumë kohë më parë dhe nuk është Kuvendi ai që ka vendosur në minutën e fundit për këtë çështje”, - është shprehur Patozi, ndërsa ka theksuar se Kuvendi ka qenë korrekt në shqyrtimin e kandidaturave për anëtarë të kësaj gjykate. “Duhet të sqarojmë se Parlamenti ka qenë korrekt dhe strikt në përputhje me ligjet dhe rregulloren, për trajtimin e kandidaturave dhe se çështja e skadimit të mandatit të disa anëtarëve duhej marrë parasysh shumë kohë më parë dhe nuk është Kuvendi ai që ka vendosur në minutën e fundit për këtë çështje”, - është shprehur Patozi.

18 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›