Arrestohet shqiptari me 19 kg heroinë, fshehur në Bmw X5
ROMË- Arrestohet me 19 kilogramë heroinë një shqiptar 35-vjeçar, rezident në Romë. Lajmi është dhënë nga mediat italine, sipas të cilave Ervis Petro ka qenë duke udhëtuar me një Bmw X5, ku kishte fshehur edhe drogën, ndarë nëpër pako.
"Ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit, i cili shfaqte shenja nervozizmi, që ka shtyrë policinë të ushtronte kontroll"- thonë mediat italiane.
Shqiptari fillimisht ka hezituar të tregojë për policinë se kishte hyrë në Itali nga Spanja, por më pas e ka pohuar.
Gjatë kontrollit në tapicerinë e mjetit është gjetur sasia prej 19 kg heroine, më vlerë rreth 7.6 milionë euro, e cila u sekuestrua dhe bashkë me të edhe disa telefona celularë.