E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, Vasili shpalos sfidat dhe objektivat e LSI

TIRANE- Tranformimi i pushtetit lokal , duke ndryshuar raportin e qytetarëve me qeverisjen vendore është sfida e LSI-së për zgjedhjet lokale 2011. Sekretari i përgjithshëm në LSI, Petrit Vasili shpalosi sfidat dhe objektivat me synim një rezultat të kënaqshëm në këto zgjedhje.

"Fokusi i Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon dhe mbetet, që sot e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të pushtetit lokal, veprimi i përqëndruar për këto zgjedhje, si një sfidë që duhet fituar, si raport i yni me qytetarin", theksoi Vasili.

Ai tha se "transformimi rrënjësor i këtij pushteti lokal është sfida jonë nga më të rëndësishmet". Këto zgjedhje sipas tij, do të shërbejnë si një premisë dhe për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në qershor 2013, të cilat do të jenë sfida e dytë e radhës, edhe pse më e largët.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›