Merkel: Të krijohet FME për krizat në Eurozonë
BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për krijimin e një Fondi të ri europian i cili do të mëbështesë vendet e eurozonës që të përballojnë problemet financiare. Merkel e ka mbështetur këtë ide dhe në takimet që ka zhvilluar në Luksenburg me kreun e eurozonës, kryeministrin portugez Zhan Klod Junker.
Ajo tha se cdo Fond monetar europian që do të krijohet pas diskutimeve të gjata do të jetë në fakt zgjidhja e fundit për rastet e mëvonshme por jo konkretisht për zgjidhjen e problemeve të Greqisë. Merkel shtoi se Gjermania është e vendosur për stabilitetin e BE-së , sidoqoftë ajo tha se cdo vend tjetër i BE duhet të kontribuojë që të stabilizojë tregjet, duke theksuar se stabiliteti i euros është përgjegjësi e përbashkët.
Mergel dhe Junker thanë se propozimet për një Fond Monetar Europian nuk duhet të ndikojnë tek pakti aktual i stabilitetit.
Por Fondi Monetar Europian duhet parë si një zgjidhje tjetër e ardhshme që do të ketë synim vetëm të zgjidhë një problem të një shteti të vecantë të eurozonës.
Gjermania është një nga vendet ideatorë të Fondit Monetar Europian , por Merkel theksoi se nuk do të jetë e lehtë të përfitohet nga ky fond. Ai do të lëvrohet pasi të jenë vënë një sërë sanksionesh kundër qeverive që thyejnë rregullat e eurozonës.
(e.n/News24/BalkanWeb)