Potenciale të mëdha, shndërrim për zhvillimin
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar investitorët se qeveria do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe krijimin e lehtësirave për investitorët, duke ritheksuar vendosmërinë për zhvillimin jeshil e të qëndrueshëm të vendit.
Ai ka premtuar dialog konstant me biznesin në mënyrë që të kapin horizonte të reja si në kuadrin ligjor ashtu edhe në tërësi zgjidhjen e cdo pengese burokratike, por edhe hapjen e perspektivave të reja.
Shqipëria është vend i vogël, por me mundësi të mëdha. Nga 90 deri në 2011 ka ritme kineze urbanizimi, ndër ritmet më të larta, kjo është e vërteta. Shqipëria në këtë rajon nga viti 2006 -2011 ka shënuar rritje 316% të investimeve të huaja, ka trefishuar eksportet e saj, nga 2009-2011 ka dyfishuar eksportet dhe vendi është vetëm në fillimet e shfrytëzimit të potencialeve të mëdha- tha Berisha.