Sherr me thika, i riu plagoset në bark
06/02/2009 Protagonistë dy persona
TIRANE- Shërbimet policore të komisariatit nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin 44- vjeçar Elez Dafku lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Burimet policore thanë se arrestimi i tij u krye pasi rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Jordan Misja”, pranë burgut 313, në bashkëpunim me shtetasin Zef Doçi, 25-vjeç, kanë goditur me sende të forta dhe thikë, në pjesën e barkut, për motive të dobëta një shtetas. Gjatë kryerjes së krimit, në rrugën “Jordan Misja” ka qenë e pranishme një patrullë e policisë së shtetit, e cila ka mundur të ndalojë 44-vjeçarin Dafku, ndërsa 25-vjeçari Doçi ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Në të njëjtën kohë shtetasi i plagosur që për arsye hetimore nuk bëhet i ditur emri i tij, është dërguar në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.