Qeveria ngre grupe paralele për garantimin e pronës
07/02/2009 Dyzohen kompetencat e agjencive ekzistuese
Çështja e titujve të pronësisë shtyn Qeverinë drejt dublimit të kompetencave të institucioneve të saj. Nuk mjafton komisioni kombëtar i verifikimit të titujve të pronësisë, pranë institucionit të prefektit. As puna e bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, një prej kompetencave të së cilës është verifikimi i vendimeve për njohjen e pronës. Apo vërtetësia e dokumenteve që lëshojnë zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Tashmë Ministria e Ekonomisë njofton se do të ngrejë një grup pune për të zgjidhur problematikat me titujt e pronësisë. Ka qenë zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, i cili ka njoftuar se brenda pak javësh do të paraqitet në Qeveri për miratim një draft ku parashikohet ngritja e kësaj njësie për garantimin e pronës për të gjithë investitorët vendas apo të huaj.
Grupet
Me përbërje juristësh kjo njësi ngjan as më pak dhe as më shumë me një strukturë paralele si ato që ekzistojnë tashmë në agjenci të tilla si AKKP-ja, apo ALUIZNI, apo ZRVPP-të, si dhe Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Që do të thotë veçse disa vende pune shtesë, që do të paguhen nga buxheti i shtetit. “Njësoj si mund të sigurohet një makinë, mund të sigurohet jeta, edhe titulli i pronësisë mund të sigurohet. Ideja e Ministrisë së Ekonomisë është që me anën e një njësie të veçantë mund të sigurojmë titullin e pronësisë kur dokumentet zyrtare tregojnë pastërtinë e titullit të pasurisë, qoftë kjo pronë shtetërore apo private. Kjo do të bëjë që investitori të jetë i mbrojtur nga çdo pretendim pronësie mbi atë titull”, - u shpreh zëvendësministri Bozdo. Edhe pse nuk ndonjë ide konkrete për shqyrtimin e çështjeve të pretendimeve të palëve të treta, zëvendësministri i Ekonomisë u shpreh se po shqyrtohen modele të ngjashme të vendeve të Evropës Lindore për ngritjen e një strukture të tillë që do të garantojë titujt e pronësisë për investitorët. Nuk është hera e parë që komuniteti ndërkombëtar parashtron shqetësimin e vet për problematikën e pronave. Parë në aspektin e krizës globale, investimet e huaja dhe të ardhurat nga emigrantët do të jenë treguesit e parë që do të preken.
Komisioni Evropian
Shqetësimi është ngritur dy ditë më parë në një takim të organizuara nga Ministria e Ekonomisë dhe e mbështetur nga delegacioni i Komisionit Evropian në vendin tonë Helmuth Lohan. “Zgjidhja e këtij problemi është thelbësore për zhvillimin e vendit, thithjen e investimeve direkte dhe sigurisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, - deklaroi ai, duke shtuar se e drejta e pronësisë është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
Shifrat
Qeveria pret që fluksi i investimeve të huaja të kalojë shifrën e 600 milionë eurove gjatë këtij viti. Gara për të thithur investimet e huaja është hapur tanimë në të gjithë rajonin. Edhe pse është munduar të përmirësojë klimën e marrëdhënieve me biznesin, çështja e pronave duket se është një sfidë e madhe për Qeverinë.
“Investimet e huaja në vend prej rreth 354 milionë eurosh, mbeten faktori kryesor në rritjen e detyrimeve financiare”, - thekson raporti i Bankës së Shqipërisë. Rreth 64 për qind e investimeve të huaja është investim në sektorin financiar, kryesisht në bankat tregtare. Rritja e investimit të huaj është rreth 210 milionë euro ose 2 herë më e madhe.