Paul Merson, merrnim doping

“Ndonjëherë në prag të ndeshjeve të mëdha na dërgonin në një hotel dhe na injektonin një lëng të verdhë në krah”. Kështu ka deklaruar Paul Merson, futbollisti anglez ish-ylli i Arsenalit në vitet `90 për revistën franceze “So Foot”.
Sipas ish-sulmuesit që ka luajtur për “topçinjtë” nga viti 1985-1997, gjithçka bëhej me dijeninë e trajnerit Arsene Venger.
“Nuk kam bërë kurrë pyetje se çfarë është ky lëng por jam i sigurt se ishte doping”, tha autori i 99-të golave në 423 ndeshjeve me londinezët.