Ndihma Lewinski në bombardimet para 10 vitesh në Kosovë dhe Mundësia e një Federate Shqiptaro-Kosovare
Nga Pirro PRIFTI
Kur Senati i SHBA përfundoi gjyqin 21 ditor kunder Bill Clintonit në 12 shkurt 1999, i cili u shoqërua me një votim në të cilin asnjë Demokrat nuk votoi për fajësinë e Clintonit biles dhe shumë republikanë votuan not guilty (i pafajshëm) për të (megjithëse akuza për bllokim të së vërtetës, u votua në senat 50 me 50), jehona e jashtëzakonshme e presioni psikologjik që eklipsoi çdo lajm të atyre kohëve mbi familjen Clinton për lidhjen jashtë-martesore të Presidentit të atëhershëm të SHBA me Monica Lewinskin (atëherë 22 vjeçare) vazhdoi gjatë deri në Mars të 1999, deri sa u ndërpre papritur me nisjen e bombardimeve të NATOS në Kosovë nga 24 Marsi deri më 10 qershor kur Serbia e Millosheviçit pranoi të largohej nga trojet shqiptare.
Historia rozë shumë e bujshme presidenciale amerikane pothuajse kaloi në atë kohë pa u vënë re nga shqiptarët e preokupuar me lajmet që SHBA filloi bombardimet e atëhershme si pasojë e gjenocidit dhe e synimeve paranojake të nacionalizmit serb me në krye përfaqësuesin më negativ të tyrë, Millosheviçin, kaloi pothuajse pa u vënë re për shkak të barrës e rëndë por fisnike të ndihmës së pakursyer shqiptare ndaj vëllezërve e motrave Kosovare të larguar me dhunë nga trojet e tyre, kaloi pothuajse pa u vënë re nga të dy krahët e politikës shqiptare e përçarë e asaj kohe që preokupohej më shumë se kush ishte më e mirë- FARK-u kompromisaxhi i Rugovës apo UÇK- ja luftarake, por tani 10 vite më pas, mund të shikohet dhe një aspekt tjetër interesant në politikën e të mëdhenjve: Aspektin sesi ngjarje personale dhe familjare shumë preokupante e një presidenti të shquar si Bill Klinton mund të bëhet trigger (këmbëz) për të zhvilluar diçka tjetër të bujshme, një lajm tjetër madhor që të eklipsojë skandalin aq shqetësues dhe frikësues të mundësisë së humbjes së postit të Presidentit dhe të prishjes së një familjeje presidenciale.
Për fat asnjë nga këto nuk ndodhi, nuk ndodhi sepse krahas faktorëve rajonalë ballkanikë që e ndihmuan familjen Clinton dhe vetë Presidentin Clinton të dilte nga impassi i rëndë dhe pozicioni zeitnot (mungesë kohe) për të rikuperuar shpejt prestigjin e tij, faktori tjetër që shkaktoi këtë zallamhi dashurore skandaloze u shfrytëzua me shumë zgjuarsi nga vetë Clinton, i cili veproi identik si Menelau i 3500 viteve më parë: transferoi turpin nga skandali në një luftë nga e cila doli jo vetëm fitues ai (si dhe Menelau mbreti i Spartës) por në rastin Klinton përfituan nga një shkas banal extrinsek shqiptarët, - të cilët papritur realizuan një ëndërr e cila ishte ndërprerë që pas 1878 pas luftës së tretë ruso-turke, kur ruset me një traktat të veçantë i shkëputën perandorisë turke troje dhe vende shqiptare që më vonë u sanksionuan nga konferenca e ambasadorëve më 1913 në dobi të sllavëve.
Kosova u çlirua gjithashtu dhe në saje të kontributit modest Lewinski e cila dhe sot e kësaj ditë e ka parë ngjarjen e asaj kohe si një ngjarje që e bëri me famë, por që kosovarët e shqiptarët i bëri me një shtet të dytë në Ballkan, shqiptarët të cilët ishin viktima 120 vjeçare të pushtimit serb ku së fundmi (bëhet fjalë për1999) u dëbuan me dhunë 800.000 kosovarë, u vranë 15.000 persona nga të cilët 2400 ushtarë të UÇK dhe u rrënuan shumë objekte. Kuptohet që mësimet nga Mitologjia e lashte greke mund të na qartësojnë se sa filozofike ishte shkaku i luftës së Trojës (por dhe disa shkaqe të ngjarjeve të sotme): Helena, një grua po aq e bukur sa Lewinski në një distancë kohore prej 3500 vitesh detyrojnë burrat e të dashurit e tyrë të shkaktojnë luftëra për të mbuluar historitë e turpit; dhe historia përsëritet megjithëse jo aq e njëjtë por për nga shkaku është identik.
Ndoshta mund të ketë dyshime për këtë çështje por unë mund të kujtoj se sa e mprehtë dhe e rëndë ishte situata në Presidencën e SHBA ku Clintoni kishte marrë një goditje nockdoën-i nga padia e Lewinskit:
-Në prill 1996 shefat e Lewinskit i ri-caktojnë asaj një punë të re sepse ata ishin të shqetësuar që Lewinski harxhonte shumë kohë me Clintonin.
-Në 1997 Lewinski 22- vjeçare i tregon lidhjen e saj dashurore me Clinton- zonjës Tripp, dhe dhuratën që i kishte bërë Presidenti një veshje e brendshme blu. Zonja Trip i thotë ta ruajë dhuratën..
-Znj. Trip këshillohet me agjentin letrar L. Goldberg, i cili e këshillon që të regjistrojë bisedat.
- Në janar 1998 Lewinski bën një dëshmi nën betim, dhe Trip ja jep regjistrimet Këshilltarit të pavarur Kenneth Starr, i cili hap një hetim (por edhe për rastin e shpifjes nga një tjetër zonje znj. Jones).
-Skandali shpërthen më 17 janar 1998 ku dhe Clintoni gënjeu publikun amerikan duke thënë: kurrë nuk kam patur relacion seksual me këtë grua (Lewinskin), dhe me 17 gusht 1998 u dëgjuan regjistrimet nga Juria e Madhe e cila deklaroi që Clintoni ka patur marrëdhënie të pahijshme fizike me znj. Lewinski.
-Princi i kurorës (tani mbret i Arabisë Saudite) në 1998 thotë që Monika Lewinski është çifute dhe është futur nga Mossad (sigurimi çifut) me qëllim që Clintoni të bindet të mos përkrahë palestinezët.
-Dhe së fundmi pasi shpërtheu skandali dhe akuzat u bënë publike, Hillari Clinton bashkëshortja mbron burrin e saj duke thënë që akuzat kundër burrit tim janë pasojë e një konspiracioni të krahut të djathtë dhe armiqve të burrit të saj.
Merreni me mënd çfarë skandali, çfarë përgjegjësie familjare e shtetërore si dhe ndaj përkrahësve të tij u desh të përballonte Clintoni. Megjithatë dhe në SHBA kishte përkrahës të zjarrtë të tij të cilët e justifikuan marrëdhënien e paligjshme aq sa dhe Lewinski pranoi se ajo kishte shkuar me dëshirën e saj. E rëndësishme ishte që Hillari ruajti familjen dhe nderin e familjes gjithashtu dhe të bashkëshortit të saj.
Në këtë kontest duhen parë rrethanat e asaj kohe kur Kosova e gjakosur dhe e pushtuar padrejtësisht që pas 1878 nga sllavët (serbët) pati fatin që pas kasaphanës serbe, - të ndërhyjë Clintoni (dhe NATO papritur si një rrufe në qiell të pastër) që njihet jo vetëm si kampion i të drejtave të njeriut por dhe i detyruar me sa duket nga skandali që desh i mori postin dhe familjen për të krijuar të ashtuquajturën dominante e Utomskit (një sindrom psikologjik që ka të bëjë me krijimin e një zhurme të re për të vendosur vëmendjen e të pranishmëve nga një ngjarje e cila është e pakëndshme për autorin në një zhurmë apo ngjarje tjetër duke lehtësuar gjendjen e vet personale).
Megjithëse mund të shihet si një artificë kjo mundësi, eksperienca historike ka vërtetuar që vendime të rëndësishme nga udhëheqës të rëndësishëm janë marrë pikërisht pas një problemi personal të rëndë pikërisht për të shpëtuar nga presioni psikologjik i padurueshëm dhe shembuj ka boll, e mund ti shohim edhe në veten tonë. Mund të them që dhe zgjedhja e Nanos ishte rezultat pikërisht i presioneve të rënda psikologjike si mbi burgosjen ashtu dhe me vendosjen e vëmendjes së popullit dhe elektoratit ashtu dhe KE për të thënë që unë (Nano) dhe ne (pra bashkëpunëtorët) jemi të majtë modernë e progresistë, nuk jemi ata ish-komunistët për të cilët na shan Berisha.
Problemi i trojeve shqiptare edhe pa qenë nacionalist mund të shihet i zgjidhur vetëm kur ato të bashkohen rreth trungut mëmë qoftë dhe si një Federatë shqiptaro-Kosovare; e deri atëherë mesa duket do të duhet një skandal tjetër për të zgjidhur çështjen shqiptare, çështje e cila nuk ka për të reshtur deri sa KE të kuptojë se: nëse Konferenca e ambasadorëve e 1913 vendosi që Kosova të rrinte e shkëputur por nën Serbinë dhe shteti shqiptar të ngelej i vogël aq sa mezi të mbijetonte e të mos formonte kurrë një shtet që do ti ndihej zëri, sot prania e një shteti të madh shqiptar me një popullatë prej 7-8 milionë banorësh mund të jetë një faktor stabiliteti më shumë sesa dy shtete shqiptare të ndara.
Dihet edhe nga më të paditurit që shkaku i copëtimit ishte edhe ndarja fetare, ndarje e cila ndikoi për ta lënë Shqipërinë e vogël. Sot gjithashtu mund të konstatohet që pavarësisht nga inatet e vjetra ndërballkanike, pavarësisht nga fuqitë jashtë ballkanike të cilat japin fshehurazi apo ashiqare disa shteteve fq