“Pavarësia”, universiteti i parë privat në Vlorë
VLORE - Çelet universiteti i parë privat në qytetin e Vlorës. Universiteti “Pavarësia” është ngritur në zonën e rrugës kryesore Vlorë-Skelë. Në dy fakultetet e para të këtij universiteti, studiohet këtë vit të parë në 5 degë, konkretisht ekonomi, drejtësi, shkenca politike, arkitekturë dhe inxhinieri informatike. Në këtë fillim viti akademik dhe të parin e këtij universiteti privat mësohet se janë regjistruar rreth 350 studentë si dhe do të japin mësim 25 pedagogë. Në çeljen zyrtare ditën e djeshme ishin të pranishëm deputetë të Vlorës, Ardian Kollozi, Kreshnik Cipi, Dashamir Tahiri, prefekti i qarkut, Hasan Halili, konsulli i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të arsimit, pedagogë, etj. q.b