Arvizu apelon Percillni mesazhe pozitive ne fushate

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu gjate nje vizite ne qytetin e Elbasanit ka apeluar per qetesi ndersa u ka bere thirrje partive politike qe te dine te pranojne edhe humbjen.
“Unë shqetësohem përherë kur dëgjoj incidente të dhunshme dhe jo të dhunshme për shkak të zgjedhjeve. Sigurisht apeli im ndaj të gjitha forcave politike është për qetësi, qofshin këto komisionet elektorale PS apo PD, dhe sigurisht e kuptojmë se përse është politika, esenca e saj është për fitoren, por ky nuk duhet te jete qellimi i tyre i vetem. Duhet te dine dhe te humbin dhe pranimi i humbjes eshte tregues pozitiv” tha Arvizu.
Sipas tij e rëndësishme për Shqipërinë është jo vetëm fituesi i zgjedhjev, por edhe menyra se si ato do te fitohen duke nenkuptuar keshtu apelin per nje process zgjedhor te rregullt dhe normal.
“Dëshira ime është që të gjithë ata që kandidojnë të mos mendojnë shumë për fitoren se sa për njerëzit nga të cilët do të zgjidhen. Kam dëgjuar disa njerëz të thonë se këto zgjedhje janë politike dhe disa të tjerë janë administrative. Unë personalisht nuk e kuptoj se cili është ndryshimi mes të dyjave, e rëndësishme është se këto zgjedhje dhe ky proçes elektoral nuk do t’i shkaktojë njerëzve ankth dhe dëshpërim. Këto zgjedhje duhet t’i japin njerëzve shpresë për të ardhmen e këtij vendi” tha Arvizu.
Gjate vizites se tij ne qytetin e Elbasanit Arvizu theksoi rolin e qeverise, por edhe te aktoreve te tjere institucionale ne keto zgjedhje te cilat sikunder tha ai duhet te percojne nje mesazh te drejte tek njerezit.
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 prill 2011 )