Pazaret, ku mbushim çantat bashkë me rrezikun për shëndetin
Ushqimet që blejmë çdo ditë mund të jenë të importuara nga jashtë, mund të jenë produkte gjenetikisht të modifikuara, por mund të jenë edhe prodhime të vendit. Frutat, zarzavatet, perimet, apo produkte të tjera me të cilat ushqejmë organizmin mund të jenë shumë të mira, me vlera ushqyese, vitamina, por kudo që mund t‘i blejmë, duhet t‘i lajmë mirë para konsumit.
Pothuajse të gjitha tregjet e fruta-perimeve ndodhen në kryqëzime, në trotuaret e rrugëve kryesore, ose në dyqane buzë rrugës. Duke nisur nga tregu i Uzinës Traktor, tregu i "Medresesë", i rrugës "Bardhyl", tregu te Pazari i Ri, tregu i ish-Bllokut, ai i Tiranës së Re, i Kombinatit, i "21-Dhjetorit", te Treni, e kështu me radhë, ndodhen të gjithë në kryqëzime apo rrugë ku kalojnë qindra makina nga mëngjesi në darkë. Shitësit mundohen t‘i mbajnë të "freskëta", duke i ujitur me bidonë plastikë, me ujë të ftohtë, proces ky i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës. Kjo, jo vetëm që i pastron produktet nga pluhuri i rrugës, por njëkohësisht "shton" edhe pak peshën e tyre. Gjatë vëzhgimit tonë në këto tregje, pavarësisht "reputacionit" të tyre, në qendër apo në periferi, te të gjithë tregtohen larmi produktesh, përveç fruta-perimeve, zarzavateve apo sallatave.
Produktet
Në tregjet formale, zyrtare, vende ku tregtohen produkte të kontrolluara nga strukturat përkatëse, bashkë me vezët, qepët, hudhrat, shiten edhe lëkurë dhelprash, djathë, gjizë, turshi në kova, legenë, kusi, tenxhere dhe tava. Bashkë me këto produkte shiten raki në bidonë, verë në shishe plastike, vaj ulliri. Të gjitha për mik... Këto produkte mund të jenë shumë të mira, vërtet të bëra vetë e me kujdes, si vaj ulliri i shtypur në kushte tradicionale, pa u ndihmuar nga teknologjia. Por pastërtia e tyre, apo përmbajta e mirë, cilësia mbetet në përgjegjësinë dhe kujdesin e fshatarit që e sjell apo e tregton.
Të gjitha këto shërbime tregtohen në rastet më të mira, pranë tregtarëve romë që shesin rroba të përdorura, të falura nga ndihmat jashtë. Bashkë me erën e majdanozit, mund të nuhasësh edhe erën karakteristike të rrobave të Karitasit që shiten nga romët dhe fëmijët e tyre.
Në të njëjtin mjedis tregtohen edhe ëmbëlsira, shitës ambulantë të cilët me tava të mbuluara nga napat, shesin të ëmbla me sheqer, sherbet, krem vezësh apo krem qumështi. Pranë këtij tregu me "konglomerat" shijesh, ngjyrash dhe produktesh mund të gjesh edhe shitës që tregtojnë prodhime të detit. Peshkun në akull të zbukuruar me feta limoni, të vendosur në bukë peshku, apo në kazanë, mund ta blesh me çmim të leverdisshëm, duke përfshirë këtu edhe shërbimin e "pastrimit". Por jo vetëm kaq, më shumë produkte, larmi prodhimesh, shtohen çdo ditë si kërpudhat pas shiut, në këto tregje, ku tregtarët janë shumë të ndërgjegjshëm për qarkullimin e qindra qytetarëve.
Ambulantët e shkollave
Jo vetëm tregje të mëdha, por edhe tregje të vogla të improvizuara, mund të gjejmë në shkolla, mes lagjeve, godinave. Çdo ditë, në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze apo private, tregtarë ambulantë qarkullojnë me tepsi me byreqe, sanduiçë, hamburger të bëra vetë në kushte të shtëpisë, bashkë me to tregtojnë edhe ëmbëlsira të ndryshme, produkte që shpeshherë është vështirë t‘i gjesh edhe datën e skadencës. Të gjitha këto produkte blihen nga të rinjtë e shkollave, të cilët ato pak para që u japin prindërit i shpenzojnë shpeshherë duke konsumuar edhe prodhime jo me vlera, jo të kontrolluara dhe të rrezikshme.
Por jo vetëm kaq, pakkush prej shqiptarëve e ka në edukatën e tij të kontrollojë produktet që blen, si në tregjet e hapura ushqimore ashtu edhe në supermarkete apo dyqane produktesh konsumi. Madje duket se një pjesë e mirë e shqiptarëve joshen më shumë nga ndonjë fshatar, i cili me trasta në mes të lagjeve shet kushedi se çfarë djathi nën reklamën "djathë Gjirokastre" apo ndonjë tregtar ambulant që shet verën me reklamën "verë Librazhdi". Ndodh edhe kështu që në tregje të vogla, ushqimore apo në cep të pallateve, tregtarë e fshatarë shesin produkte ushqimore të pakontrolluara, e qytetarët preferojnë më mirë t‘i blejnë këto produkte te shitësit ambulantë, sesa në dyqane apo tregje që tregtojnë prodhime të licencuara e të kontrolluara nga strukturat përkatëse. Megjithëse këto shitje mund të duken të vogla, kohë pas kohe janë përhapur si kërpudhat pas shiut. Janë "biznese" që nuk kontrollohen, nuk mund të kapen nga asnjë strukturë, asnjë polici e për më shumë, përveç konsumatorit nuk ka asnjë person ose subjekt të penalizuar.