Sherr serbo-boshnjak në Australian Open
Fakti që në Austri jetojnë thuajse koloni personash me origjinë serbe, kroate e boshnjake, ka krijuar edhe këtë vit, si dy vite më parë, probleme të rendit publik në turnetë e tenisit në këtë vend. Në fakt, dje ndeshja mes serbit Novak Xhokoviç dhe amerikanit të lindur në Bosnjë, Amer Deliç, është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes spektatorëve me origjinë serbe e boshnjake. Takimi u fitua nga serbi, ndër pas sherrit u arrestuan dy persona dhe një grua ka mbetur e plagosur në kokë.