Miku i Haklajve i paralizuar, gjykata shpall moskompetencën
26/04/2009 Braja, i akuzuar për grabitjen e bankës së Tropojës u dërgua sërish për gjykim
I pandehuri ndodhet në gjendje të paralizuar në një karrocë invalidësh
TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli dje moskompetencën lidhur me kërkesën e bërë nga një prej personave të quajtur si njeriu më i afërt i familjes së Haklajve nga Tropoja, Petrit Braja. Pak kohë më parë Braja i paralizuar dhe i sistemuar në spitalin e burgut i kërkoi gjykatës së Tiranës lirimin me kusht duke vënë si objekt të kërkesës gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. I pandehuri Braja erdhi i shoqëruar me makinë të blinduar me polici të maskuar. Shkak për të marrë këto masa të rrepta në gjykatë është bërë rrezikshmëria e lartë shoqërore e të pandehurit Petrit Braja. Para gjyqtarit Bujar Krasniqi avokati Asaf Hadëri tha se i pandehuri nuk është në gjendje të kryej nevojat personale në burg. Kjo për shkak të paralizimit që i është shkaktuar pas plagosjes në momentin e arrestimit nga policia. Por gjyqtari pasi studioi materialet deklaroi moskompetencën. Sipas gjyqtarit, dosja është dërguar në Tropojë dhe për këtë arsye është gjykata e Tropojës ajo që duhet të marr në shqyrtim kërkesën e Petrit Brajës. Por avokati nguli këmbë për të liruar me kusht të pandehurin duke pretenduar se ai është duke vuajtur dënimin në spitalin e burgut. Ndërsa gjykata u shpreh se dosja edhe në Tropojë dhe vetëm kjo gjykatë mund të marr në shqyrtim një kërkesë të tillë. Braja është dënuar me 10 vjet burg për grabitjen e bankës së kursimit në qytetin e Bajram Currit në vitin 1997. I dënuari u paraqit dje në sallën e gjyqit me një karrocë invalidësh, ndërsa pretendon se spitali i burgut nuk i përmbush kushtet për të trajtuar atë si nga ana shëndetësore ashtu edhe humane. Ndërsa ka shpjeguar se ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati që i është bërë në vitin 2001. Nga ky atentat i pandehuri ka marrë 6 plumba dhe më pas nuk është lejuar të dalë jashtë shtetit për tu kuruar. Arsyeja që i dënuari Brahaj ka përfunduar në karrocë invalidësh është një atentat ndaj tij i kryer më 20 gusht 2001, ku për pasojë mbeti i plagosur me 6 plumba dhe nuk u lejua, sipas tij, të dilte jashtë shtetit për kurim. Në datë 23 janar 2009 ish-efektiv i Repartit Special të Policisë RENEA, Petrit Brahaj, është ekstraduar nga Franca, vend në të cilin po i fshihej drejtësisë shqiptare për vjedhjen e "Bankës së Kursimeve" në Tropojë në vitin 1997.