Mashtruesi me miliona euro fshihet në Maqedoni
29/05/2009 Dyshime të forta se Indrit Aliu prej muajsh strehohet në shtetin fqinj
Aliu njihet edhe si sponsor i fshehtë i politikës, mashtroi disa biznesmenë
TIRANË- Indrit Aliu, supermashtruesi me licencë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, momentalisht dyshohet se fshihet në Maqedoni. Lajmin e bëjnë të ditur për gazetën “Metropol” burime nga policia e shtetit, teksa asgjë nuk konfirmohet zyrtarisht. Dyshimi për vendndodhjen e njeriut që gllabëroi rreth 3 milionë euro dhe u zhduk, ka lindur pak ditë më parë, kur kishin mbërritur informacione nga rrugë të ndryshme se Aliu ishte parë diku në Strugë e qytete të tjera të shtetit fqinj, ndërsa po verifikohet çdo e dhënë nga Interpol Tirana dhe homologët maqedonas të policisë shqiptare. Aliu njihet si personi që në shënjestrën e gllabërimit të miliona eurove synonte firmat e ndërtimit, kompanitë e kompjuterëve, kompanitë për shitjen e mjeteve dhe fondacione të ndryshme. Por të njëjtat burime policore thanë se ai njihej edhe si një ndër sponsorizuesit e fshehtë të partive politike, duke i dhënë kështu vetes mbrojtjen e duhur nga çdo dyshim i mundshëm se mund të ishte mashtrues. Prej tre muajsh s’ka asnjë gjurmë rreth vendndodhjes së tij, ndërsa siç rezulton edhe nga këqyrja e bërë sistemit TIMS mbi hyrje daljet e shtetasit Indrit Aliu, ky shtetas është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë që në datën 16.03.2009, pra tre ditë pasi është bërë kallëzimi i parë në ngarkim të tij.
Rrugë e mashtrim
Indrit Aliu në datë 24.9.2008 ka regjistruar në QKR shoqërinë “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k me ortak të vetëm shtetasin Indrit Aliu, me objekt konsulencë juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit. Ai është kontaktuar menjëherë nga pronarët e shoqërisë “D & B Alb Union” sh.p.k, shtetasit Bashkim Nikolla dhe Dimitrios Kontogiannis. Këta shtetas kanë lidhur me të një kontratë sipërmarrje nr. 214/1 prot. datë 21.1.2009, sipas të cilës pala investitore “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k, ka porositur realizimin nga ana e palës sipërmarrëse, shoqëria “D & B Alb Union” sh.p.k të rikonstruksionit të rrugës “Sinanaj”, diga e Hec Kalivaç, komuna Lopes, qarku Gjirokastër, me vlerë të kontratës 7.000.000 (shtatë milionë) euro. Fillojnë punimet dhe rruga shtrohet me çakëll. Jashtë kontratës, nga ana e shtetasit Indrit Aliu, është kërkuar sigurimi i kontratës në vlerën 3% të saj, pra në shumën 210.000 euro. Punimet e filluara ndërpriten pasi Indrit Aliu nuk lëvroi paratë për rrugën. Sipas Bujar Nikollës dhe Dimitrios Kontogiannis, Indrit Aliu u ka kërkuar në total shumën e 500.000 eurove. Aliu ka marrë paratë dhe është larguar. Në 12.03.2009, ndërsa ndodheshin tek lokal “Tajvani”, dikush ka folur me telefonin e Indritit me shtetasin Bashkim Nikolla, duke u prezantuar si drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare. Ky person i ka thënë Bashkimit se të nesërmen duhet të paraqiteshin pranë BKT për të bërë likuidimin e situatës, pasi ishin zhbllokuar fondet e Indritit. Të nesërmen në datën 13.03.2009 së bashku me Indritin, kanë shkuar tek BKT-ja për të tërhequr lekët dhe nga verifikimi që i bëri llogarisë bankare të Indritit punonjësja e bankës, rezultoi se ai kishte në llogari vetëm 17.000 lekë.