Pediatria mbipopullohet nga influencat gripale të stinës
06/01/2009 Ulen temperaturat, shtohet fluksi i të sëmurëve
Shtohet fluksi i pacientëve që paraqiten në dyert e urgjencave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e parë për shkak të komplikacioneve të shfaqura prej uljes së temperaturave. Pediatria dhe kardiologjia mbeten dy pavijonet me mbipopullimin më të madh të fluksit të pacientëve të sëmurë, tek të cilët mbizotërojnë simptomat e virozëve të stinës. Sipas mjekëve që shërbejnë pranë këtyre pavijoneve, çdo ditë vetëm pranë urgjencës së pediatrisë kërkojnë ndihmë 200 pacientë të vegjël, ndërsa në kardiologji kalohet numri i 100 urgjencave. Simptomat më të shpeshta të shfaqura te pacientët kanë të bëjnë me probleme të ndryshme virale, ku numrin më të madh të të prekurve e përbëjnë foshnjat, kategori e cila e ka shumë të ndjeshme imunitetin kundrejt uljes së menjëhershme të temperaturave. Lidhur me këtë situatë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se pavarësisht shtimit të fluksit të pacientëve gjendja është ende e kontrollueshme dhe nuk bëhet fjalë për epidemi të gripit. Pak kohë më parë është pohuar prej ekspertëve të shëndetësisë influenca aviare që pritej të pushtonte vendin tonë e që do të kishte origjine australiane. Kjo është ende larg, çka do të thotë se deri tani nuk kemi të bëjmë me epidemi, por vetëm me disa lloje virozësh të stinës. Megjithatë, deklarojnë se duhet bërë shumë kujdes në izolimin e rasteve që të mos rëndohet situata deri në shpërthimin e ndonjë epidemie. Në kohën që ndodhemi, vaksina antigrip nuk luan më rol mbrojtës, por duhet bërë kujdes në ndjekjen e simptomave dhe marrjes së medikamenteve të rekomanduara vetëm pas vizitës së kryer te mjeku specialist.
Përveç rëndësisë së marrjes së vaksinës, mjekët pohojnë se individët e sëmurë dhe pjesa tjetër e popullatës duhet të bëjnë kujdes edhe në ambientin ku qëndrojnë. Kështu, pacientët duhet të evitojnë kontaktet me njerëzit e sëmurë me gjendje gripale, ndërsa ata që janë prekur nga gripi të evitojnë kontaktet me personat e tjerë. Njëkohësisht kërkohen që të merren masat bazë higjienike, si mbulimi i fytyrës kur kollitemi dhe teshtijmë, eliminimi i pështyrjes në tokë dhe larja e duarve.
Këshillat
Përveç rëndësisë së marrjes së vaksinës mjekët pohojnë se personat e sëmurë dhe pjesa tjetër e popullatës duhet të bëjnë kujdes edhe në ambientin ku qëndrojnë. Kështu, pacientët duhet të evitojnë kontaktet me njerëzit e sëmurë me gjendje gripale, ndërsa ata që janë prekur nga gripi të evitojnë kontaktet me personat e tjerë. Njëkohësisht kërkohet që të merren masat bazë higjienike, si mbulimi i fytyrës kur kollitemi dhe teshtijmë, eliminimi i pështyrjes në tokë dhe larja e duarve.