E Diel, 1 Nëntor 2026

Pediatria, në ditë rreth 200 fëmijë në urgjencë



Emanuela Sako

Ditët e fundit Pediatria e Tiranës është mbipopulluar nga fëmijët, shëndeti i të cilëve nuk i ka rezistuar dot temperaturave të larta. Mjekët në QSUT, pohojnë për gazetën “Albania” se çdo ditë në pediatri kryhen rreth 200 vizita në ditë. Arsyet e mbipopullimit të urgjencës së pediatrisë janë helmimet nga ushqimet, temperaturë, diarre etj. Mjekët sqarojnë se prindërit sjellin fëmijët për kryer vizitë dhe pas marrjes së mjekimit largohen për në shtëpi. Një pjesë e vogël e tyre kanë probleme serioze dhe janë të detyruar të qëndrojnë me ditë, duke u shtruar në spital. Ndërsa nuk është e njëjta situatë në pavijonet e tjera, ku gjatë javës ka një numër të madh pacientësh. Numri i pacientëve në pavijonet e tjera shkon deri në 40-50 pacientë. Por në fundjavë, ky numër është tepër i ulët, pasi pacientët kërkojnë që ta kalojnë në shtëpi fundjavën edhe pse kanë probleme shëndetësore.
Fundjava
Të gjithë qytetarët në fundjavë kërkojnë të jenë pranë familjes dhe me njerëzit që ata dëshirojnë të kenë pranë. E njëjtat situatë ndodh dhe me pacientët e QSUT-së, të cilët braktisin spitalet dhe shkojnë pranë familjeve. Madje mjekët pohojnë se kjo është kthyer në një rregullore për ta. Ata sqarojnë se ka një mori kërkesash prej tyre, që të lejojnë të marrin mjekimin në shtëpi dhe të largohen nga dhomat. Megjithatë jo të gjithë munden të largohen, sipas mjekëve të përkeqësuarit vazhdojnë të marrin ndihmën mjekësor në spital.
Pavijonet
Temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Numri i fëmijëve që paraqitet çdo ditë në shërbimin e pediatrisë në QSUT, mesatarisht rezulton të jetë 200 në ditë, të cilët pas marrjes së konsultës mjekësore largohen në shtëpitë e tyre. Ndërsa sipas të dhënave nga shërbimi i infektivit, çdo ditë paraqiten 40-50, edhe këta ambulatorë. Numri i vizitave në këto ditë të nxehta rezulton të jetë i lartë dhe në shërbimin dermatologjik, ku pacientë të moshave të ndryshme paraqiten me probleme në lëkurë. Mjekët shpjegojnë se vendin kryesor e zënë vizitat ambulatore. Ata nënvizuan se pacientët e paraqitur janë ambulatorë dhe pasi marrin konsulencë mjekësore dhe këshillat përkatëse, largohen në shtëpitë e tyre. Po kështu, një numër të lartë të pacientëve drejtohen edhe në Urgjencën e Kardiologjisë. Sipas mjekëve, pacientët që e “frekuentojnë” më tepër këtë urgjencë janë të moshuarit. Ata, sqarojnë se janë pothuajse të njëjtët persona që vijnë në gjendje të rëndë. Kjo, pasi shumica e tyre nuk i zbatojnë rregullat dhe oraret për të qëndruar në temperaturë dhe ambiente me kushte optimale. Në këto ditë të nxehta, mjekët kanë këshilluar pacientët që të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe fruta për të shmangur problemet shëndetësore që shfaqen gjatë kësaj stine. Njëkohësisht, ata shprehen se duke bërë bilancin e këtij viti dhe një viti më parë, numri i të sëmurëve ka ardhur në ulje.

Simptomat
Temperaturë të lartë
Diarre
Të vjella
Debolesë trupore
Marrje mendsh
Luhatje të tensionit
Probleme me zemrën

30 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›