Pedofili anglez, bie kërkesa për lirim
TIRANE – Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e Dino Kristodulu, të akuzuarit për “abuzime seksuale me të miturit” për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Greko-anglezi Kristodulu, nëpërmjet mbrojtësit të tij, kërkoi pak seanca më parë lirimin nga qelia me pretendimin se kishte tejkaluar afatet e paraburgimit. Gjykata, pasi u njoh edhe me pretendimin e organit të akuzës refuzoi dje pranimin e kësaj kërkesë. Pas verifikimeve të kryera gjykata u shpreh kundër shuarjes së masës së sigurisë “arrest me burg” për Kristodulun me argumentimin se “nuk ka kaluar afati 1 vjeçar i gjykimit që prej nisjes së gjykimit të kësaj dosjeje”. Po dje gjykata administroi provat shkresore të paraqitura nga prokuroria në proces, si edhe nga mbrojtësit të pandehurve Dino Kristodulu dhe Robin Arnold. Në përfundim gjykata shtyu seancën për t’i dhënë kohë palëve për konkluzionet përfundimtare. ar.ba