E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan 10 kg heroinë, dënohen me 10 vjet burg

 

TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda vendosi dje dënimin me një total prej 10 vjetësh burg për dy persona të akuzuar për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë. Vendimi i një pesësheje gjykuese, të kryesuar nga gjyqtari Idriz Kurti deklaroi fajtor dhe dënoi me 5 vjet e 4 muaj burg të pandehurin Artur Hasalla. Sipas të njëjtit vendim, u deklarua fajtor dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie i pandehuri tjetër i kësaj dosjeje Renato Shopi. Në vendimin përfundimtar të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimit, ulje që e përfituar nga gjykimi me kohë të shkurtuar. Dy të dënuarit e djeshëm u arrestuan rreth 10 muaj më parë nga operacioni policor i koduar “Goma rezervë”. Në 20 shkurt 2009 policia bllokoi në 10.5 kilogramë heroinë në gomën rezervë të një automjeti të drejtuar nga Artur Hasalla, në momentin që ai po tentonte të kalonte pikë kalimin kufitar të Kapshticës. Sipas prokurorisë edhe i pandehuri Shopi ishte i përfshirë në këtë trafik. Sipas organit të akuzës, lënda narkotike kishte ardhur nga Mali i Zi, ndërsa destinacioni i saj ishte Greqia.   ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›