U mohuan 5 dynymë tokë, Strasburgu u jep të drejtë
TIRANE - Gjykata e Strasburgut ka vendosur dej të pranonte si të drejtë kërkesën e tre shkodranëve genc, Skënder dhe Ixhlale Bushati, të cilët kanë dështuar në Gjykatat Shqiptare për të përfituar një pronë me sipërfaqe 5 dynymë të blerë në vitin 1940 në bregdetin e Durrësit. Pas konfiskimet nga regjimi komunist në vitet e para të çlirimit prona ka qenë për pak kohë e lirë, derisa është pushtuar nga ndërtime pa leje. Në vitin 1995 tre anëtarët e familjes Bushati kanë fituar të drejtën për të rimarrë pronën e tyre por ka rezultuar e pamundur që të ekzekutohet vendimi i tyre. Po kështu, ata kanë fituar disa procese gjyqësore, madje edhe në Gjykatën e Lartë, por që nuk janë ekzekutuar. Strasburgu e ka pranuar si të drejtë kërkesën e familjes Bushati, por ka vendosur që qeveria shqiptare dhe paditësi duhet ta zgjidhin çështjen me marrëveshje midis tyre, ndërkohë që gjatë kësaj kohe duhet të përgatisin vëzhgimin e tyre rreth vendimit të Gjykatës Evropiane. Po kështu Strasburgu pohon se në një moment më të vonshëm do të shprehet për pjesën tjetër të vendimit, porsa i përket dëmshpërblimit që duhet të paguajë qeveria në favor të paditësve. fa.ma.