E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Rama te kerkoje falje, s’votoi rrugen Eva Gjura

I menjehershem ka qene reagimi i Partise Demokratike, pas deklaratave te bera nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, per mungesen e investimeve ne infrastrukture ne zonen e Dibres dhe konkretisht per rrugen e Arbrit. Deputeti i qarkut te Dibres, Sherefedin Shehu, gjate nje deklarate per mediat ka deklaruar se deklaratat e Rames jane thjesht genjeshtra. “Dje zoti Rama vijoi fjalimin e tij absurd, por veprat e tij nuk i perputhen me fjalet. Z. Rama mund te kete parulla, por ai nuk ka punet apo faktet per t’i mbeshtetur ato. Sajesa e fundit, vjen nga z. Rama dhe eshte sulmi i tij per Rrugen e Arbrit, me te cilen mendon te genjeje qytetaret qe te harrojne veprimet e tij per te kundershtuar kete rruge”, eshte shprehur deputeti Shehu. Gjithashtu ai i ka kujtuar kryesocialistit Rama, se ka kundershtuar ne cdo moment ndertimin e kesaj rruge, duke mos lejuar deputetet e Partise Socialiste qe te votojne, ndaj si pergjigje per kete bllokim, deputeti i qarkut te Dibres i ka drejtuar disa pyetje Rames duke kerkuar qe t’u pergjigjet publikisht. “Zoti Rama e ka kundershtuar kete rruge ne cdo moment dhe ka bllokuar progresin. A eshte z. Rama aq i deshperuar per pushtet saqe tani me hipokrizi shkon ne Diber dhe u kerkon banoreve per te shpaguar veprimet e tij bllokuese? A mendon ai se kjo sajese e fundit do te genjeje Shqiptaret? A mendon z. Rama se duke zevendesuar nje miliarder me nje miliarder tjeter per deputet, njerezit do te harrojne veprimet e tij bllokuese?” Sipas deputetit te Partise Demokratike, e verteta eshte se z. Rama i detyroi deputetet e tij te votojne kunder financimit te kesaj rruge 3 here rresht dhe hera e fundit vetem para 3 muajsh dhe se z. Rama ka perdorur cdo mundesi per te bllokuar progresin per qytetaret me kusht qe te marre dicka per vete. Deputeti i qarkut te Dibres Sherefedin Shehu, ka premtuar se brenda vitit do te nise ndertimi i tunelit per Rrugen e Arbrit. “Rruga e Arbrit eshte premtimi solemn i Partise Demokratike, si nje rruge e dyte e kombit dhe pavaresisht sajesave te z. Rama, ndertimi i saj ka filluar dhe po ecen perpara”, tha deputeti Shehu. Gjithashtu ai ka informuar opinionin publik se nderkohe, ceshtjet teknike kane vonuar tunelin e Murrizit, tani qe jane sqaruar keto probleme dhe brenda ketij viti do te fillojne punimet per ndertimin e tunelit dhe te ures se Vashes. “30 km jane ndertuar tashme dhe ndertimi po vijon si nga Bulqiza edhe nga Tirana”, u shpreh deputeti demokrat duke shtuar se, genjeshtra e fundit e z. Rama eshte absurde dhe qesharake. Z. Rama duhet qe te kerkoje ndjese publike se ka detyruar deputetet e tij te votojne kunder rruges se Arbrit dhe kunder cdo rruge tjeter dhe cdo investimi ne keto 3 vite. Kujtojme se ne daljet e tij publike, kryeministri Berisha vazhdimisht ka premtuar se rruga e Arbrit ka qene dhe mbetet nje perparesi e qeverise, por per shkak te kushteve teknike qe kane dale gjate studimit te fizibilitetit te rruges, qeveria u detyrua te zhvendose investimet nga rruga e Arbrit tek rruga Tirane-Elbasan, duke investuar ne ndertimin e tunelit te Kerrabes.

Investimet

Rama i detyroi deputetet e tij te votojne kunder financimit te kesaj rruge 3 here rresht dhe hera e fundit vetem para 3 muajsh dhe se z. Rama ka perdorur cdo mundesi per te bllokuar progresin per qytetaret me kusht qe te marre dicka per vete. Rruga e Arbrit eshte premtimi solemn i PD-se si nje rruge e dyte e kombit dhe pavaresisht sajesave te z. Rama, ndertimi i saj ka filluar dhe po ecen perpara. Nderkohe, ceshtjet teknike kane vonuar tunelin e Murrizit, tani qe jane sqaruar keto probleme dhe brenda ketij viti do te fillojne punimet per ndertimin e tunelit dhe te ures se Vashes. 30 km jane ndertuar tashme dhe ndertimi po vijon, si nga Bulqiza edhe nga Tirana.

Gjata: Problemi me zgjedhjet, eshte tek administrimi vendas

Ish-kryetari i KQZ-se, Clirim Gjata eshte shprehur dje se problemi i zgjedhjeve shqiptare nuk eshte mungesa e nderkombetareve, por tek administrimi vendas. "Edhe sikur te vije per cdo komisioner nga nje vezhgues nderkombetar, prape nuk ia dalim dot. Vezhguesit nderkombetare jane si puna e atij arbitrit qe e veshtrojne ndeshjen nga tribuna me dylbi, nuk jane ne fushe si arbiter. Zgjedhjeve tona, procesit te administrimit zgjedhor i mungon arbitri ne fushen e lojes. Eshte njelloj si dy skuadra qe luajne, te percaktojne vete lojtaret se kush eshte faull, kur eshte gol e kur eshte penallti, pa arbiter. Kjo eshte e papranueshme. Kete nuk e bejne dot nderkombetaret",-tha Gjata. Sipas tij, thelbesore, eshte ndryshimi i formatit te institucionit qe menaxhon zgjedhjet. "Pasi mbaron ndeshja, jane nderkombetaret qe nga tribuna, qe thone ne ishte ndeshje e mire apo e dobet, kishte demtim apo nuk kishte, ishte e rregullt apo nuk ishte e rregullt. Kjo nuk shkon. Ne kemi nevoje qe administrimin zgjedhor, qe nuk u perfshi edhe ne kete proces, ta ndryshojme rrenjesisht, nga nje administrim partiak ta kthejme ne nje arbitrar, me nje arbiter. Ketu kemi nevoje per arbiter. Kushdo qe te vije, e ka te pamundur te beje nje vezhgim 100 per qind te drejte",-theksoi ai. Rreth 6 jave para zgjedhjeve pritet te mberrije ne Tirane kreu i misionit te ODIHR qe do te beje vleresimin perfundimtar te ketyre zgjedhjeve, ndersa 2 jave me pas, sipas tradites, pritet te mberrijne vezhguesit afatgjate. Ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi, ODHIR dergoi rreth 450 vezhgues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›