E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro tri javë jashtë terrenit

Futbollisti i Barcelonës, Pedro Rodrigez nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në tri javët e ardhshme për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur klubi katalonas.

Pedro është lënduar të martën në takimin kundër Granadës, duke u detyruar që të lëshojë takimin. Barcelona fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0.

Mjekët e ekipit thanë se Pedro duhet të pushojë dy deri në tri javë.

Bashkëlojtarët e tij, Aleksis Sançez dhe Xherard Pike, po ashtu, nuk luajnë për shkak të lëndimeve, derisa kapiteni Karles Pujol nuk luajti kundër Granadës, pasi që sapo ishte rikuperuar.

Pedro do të mungojë të paktën në dy takime kampionale në ligën spanjolle dhe një në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria në Plzen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›