Në çerekfinale, Chelsea – Man Utd

Të premten në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për përcaktimin e çifteve të cilat do të përballen mes veti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni aktual i Evropës, Inter në çerekfinale do të përballet me skuadrën gjermane, Schalke. Sikurse Interi, edhe Barcelona nuk do ta ketë aq vështirë ta tejkaloj këtë rreth, pasi spanjollët kualifikimin në gjysmëfinale do ta kërkojnë përballë Shakhtar Donetsk.
Më së vështiri do ta ketë Chelsea e cila do të ballafaqohet me skuadrën tjetër angleze, Manchester United, dhe kjo përballje mundë të vlerësohet si një ‘finale para finales’.
Kure, nëntë herë kampioni i Evropës, Real Madrid do të ballafaqohet me Tottenham Hotspur.
Fituesi i duelit Chelsea – Manchester United në gjysmëfinale luan kundër fituesit të sfidës Inter – Schalke. Kurse, ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet ndërmjet fituesit nga çifti Barcelona – Shakhtar dhe Real Madrid – Tottenham Hotspur.
Çiftet e çerekfinales
Chelsea – Man Utd
Inter – Schalke
Barcelona – Shakhtar
Real Madrid – Tottenham