Pejë, vdes një 38-vjeçar nga aksidenti
Pejë Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë-Trestenik. Sipas policisë, në aksident është përfshirë një veturë markës BMW me targa të Kosovës, ku ka humbur jetën Skënder (Osman) Elezaj rreth 38 vjeçar nga Peja . Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut Rajonal dhe në bazë të hetimeve të para dyshohet se ngasësi i veturës ka humbur kontrollin e automjetit në lagjen Kristal. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, por pa shenja jete.