FT: Në Kosovë nuk ndodhi më e keqja
Londër Në një koment redaksional gazeta londineze Financial Times, shkruan se Kosova sot feston përvjetorin e parë të pavarësisë, dhe konstaton se nuk u realizuan frika më e keq që e shoqëruan shpalljen e shtetit të ri. “Pavarësisht tensioneve që mbajnë të ndarë shqiptarët nga serbët, gjatë vitit të shkuar nuk ka pasur ndonjë shenjë serioze dhune apo valë refugjatësh”-shkruan FT.
Sipas gazetës, Kosova ende mbetet larg nga krijimi i një të ardhmeje të sigurt. Sipas FT, në teori, përpjekjet e administratës së re amerikane për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë mund të çojnë në krijimin e një klime më të mirë rreth Kosovës. Por, duke pasur parasysh se axhendat botërore sundohen nga kriza ekonomike dhe Lindja e Mesme, do të ishte e nxituar të shpresoje për një marrëveshje të shpejtë rreth Kosovës.
Gazeta porosit BE-në se duhet të fokusohet në arritjet e vogla, dhe se në frontin diplomatik, kjo do të thotë të realizohet anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por, sipas gazetës, vetëm përparimi ekonomik nuk do të sjellë stabilitet politik në Kosovë. “Megjithatë, përparimi ekonomik do të ndihmojë në afrimin e ditës kur do të mund të arrihet stabiliteti politik, ndoshta përmes një ujdie, e cila lejon Kosovën dhe Serbinë të hyjnë në BE”-shkruan mes tjerash FT.