Tour de France etapa e katert
Gjermani Andre Greipel ishte fituesi i etapës së katërt të “Tour de France”, pasi Mark Kavendish ra pranë finishit dhe nuk arriti të konkuronte në sprintin final të kësaj gare.
Kampioni i botës, Kavendish u rrëzua nga biçikleta pas një incidenti që përfshiu shumë çiklistë, kur kishin mbetur më pak se tre kilometra nga vija e mbërritjes, ndërsa nga ana e tij, Greipel arriti të fitonte duelin e shpejtësisë me italianin Alesandro Petaki.
Në këtë mënyrë, çiklisti gjerman i skuadrës “Lotto-Belisol” ka regjistriuar fitoren e dytë të një etape në “Grande Bukle”, pasi ai kishte arritur të triumfonte edhe në etapën e dhjetë të garës së vitit të kaluar.
Holandezi Tom Velers u rendit i treti, ndërsa zvicerani Fabian Kanselara, i cili arriti të evitonte me fat incidentin pranë finishit vazhdon të ruajë bluzën e verdhë të liderit në klasifikimin e përgjithshëm edhe në përfundim të garës 214.5 kilometra të gjatë nga Abevil.
Sllovaku Peter Sagan, i cili fitoi etapën e parë dhe të tretë të këtij edicioni u rendit i pesti dhe vazhdon të mbajë bluzën jeshile të liderit të klasifikimit me pikë. Etapa është bërë më interesante nga shkëputja e tre korridorëve, Arashiro, Delaplace dhe Monkuti, por grupi ka kontrolluar garën dhe kur mungonin tetë kilometra, arriti të rikuperonte diferencën. Etapa e pestë e “Tour de France” do të zhvillohet nga Rueni deri në Seint Kuentin dhe është 196.5 kilometra e gjatë.